Kjo është studentja e drejtësisë Ariela Murati 21 vjeç (Foto) e cila ndërroi jetë në spital pasi u qëllua me armë zjarri nga Aldison Beluli 23 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi para portës se Fakultetit te Mjekësisë teksa ajo po shkonte në shtëpinë e motrës së saj në Tiranë.
Nga dëshmitarët akularë u mësua se autori Aldison Beluli i doli përpara vajzës dhe e qëlloi me pistoletë si dhe më pas ai qëlloi veten.
Dyshohet se shkak për ngjarjen e rendë ishte kërkesa për lidhje e djali të cilin vajza e kishte refuzuar disa herë.
Ndërkohë në një status në facebook vajza kohë më parë shkruante: “Armët nuk vrasin njerëz. Njerëzit vrasin njerëz!”.
Njoftimi i policisë:
Rreth ores 14.52, ka ardhur nje telefonate ne Sallen Operative se para portes se Fakultetit te Mjekesise ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Menjëherë kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se shtetasi A.B, rreth 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasen A.M, 21 vjeçe nga Fieri studente, viti i tretë për Drejtësi, e cila ka ndërruar jetë.
Më pas shtetasi A.B. ka qëlluar dhe veten po me armën e zjarrit dhe ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rende ishte kërkesa për lidhje, e refuzuar nga vajza.
Grupi hetimor në vendgjarje ka sekuestruar paraprakisht në cilësinë e provës materiale një arme zjarri pistolete dhe dy gezhoja. Po vijon puna për zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes. (TemA)
lule mes lulesh.Ne shqiperi lulet i hane gomeret
vetem mendimi qe te krijosh familje ne ate vend te poshter me ben te me rrenqethet trupi.
imagjino car jete do bente kjo vajze po ti pranote. do hate dru dit per dit deri sa te vdiste
ngushellime
Eh mi goce me more dy ne tule se nje ne lule , te ishe me e vetedijshme
gjynaf e shkreta.
21 vjece, m 21 janar..
dat tersi kjo 21 janari
po na del edhe numer tersi 21 shi.
21 dhjetori si lagje s ka qen ndonje knaqsi…