Një banesë është përfshirë nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit duke shkaktuar dy viktima. Bëhet fjalë për 73 vjeçaren Selkie Hoxhallari dhe djalin e saj 43 vjeçar Olsi Hoxhallari.
Banesa një katërshe ndodhej në afërsi të pyllit të “Sodës” në lagjen ”1 Maji”, të dy personat ishin duke fjetur në momentin që ka rënë zjarri dhe si pasoj nuk kanë mundur të shpëtojnë.
Forcat zjarrëfikse kanë mbërritur në vendngjarje por gjithçka ishte shkrumbuar, mendohet se shkak mund të jetë bërë zjarri që përdornin për ngrohje por ende po punohet për të zbardhur të plota rrethanat e kësaj tragjedie.
Forcat zjarrfikëse kanë nxjerrë dy trupat e pajetë të cilët ishin shkrumbuar nga zjarri. Selkie Hoxhallari dhe djalin e saj Olsi ishin me origjinë nga Korça.
Njoftimi i policisë
Vlorë Informacion paraprak Më datë 21.01.2018, rreth orës 04:20, në lagjen ”1 Maji”, në një banesë ka rënë zjarr e për pasojë janë djegur dhe kanë ndëruar jetë dy shtetas.
Nga veprimet e para të kryera nga grupi hetimor dyshohet se zjarri në banesë mund të jetë shkakëtuar aksidentalisht , ku për pasojë janë djegur e kanë ndëruar jetë nënë e bir, shtetasit S.H., rreth 73 vjeçe dhe N.H., rreth 43 vjeç.
Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.