Vajza e Vebi Veliajt çon në Veting 20 gjyqtarë e Adriatik Llallën

20 Janar 2018, 09:17Kronika TEMA

Në një kohë kur Anna Nordstrom, vajza e biznesmenit të ndjerë Vebi Veliaj, ka fituar dëshminë e trashëgimisë në gjykatën e Tiranës, dhe gjyqi i saj po zvaritet në Apel, kjo shtetase suedeze, ka çuar në “Vetting” 20 gjyqtarë dhe mbi 10 prokurorë, përfshirë dhe Adriatik Llallën.

Të gjitha ankesat e saj dhe kërkesa për të verifikuar pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve i janë përcjellë pak ditë më parë kryetares së Komisionit të Kualifikuar të Kualifikimit Genta Tafa (Bungo).

Njëherësh ankesa i është përcjellë nga shtetësja suedeze edhe kryetares së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera.

“Po ju drejtohemi juve me këtë ankim për një çështje civile me objekt “Padi trashëgimie” e cila zvarritet me dashje nga ana e gjyqtarëve në bashkëpunim me prokurorët që nuk i hetojnë për arsye korruptive të dukshme.

Është situatë alarmante!Unë qytetarja suedeze Anna Vebi Nordstrom duhet të sorollatem 8 vite për një “Dëshmi Trashëgimie”, të babait tim dhe e kam të pamundur që të ketë një vendim gjyqësor për këtë çështje”-shkruan Nordstrom në ankesën e saj, raporton Shqiptarja.com.

Më tej ankuesja parashtron duke pohuar:

“…kam paraqitur këtë ankim përpara jush, pasi mendoj se është momenti që të bëhet vlerësimi për të gjithë ata pseudo gjyqtarë dhe prokurorë të cilët kanë zvarritur një proces i cili për nga kompleksiteti, rrethanat dhe kërkimi i paraqitur është nga më modestët në gjykim. E them me bindje se është e vetmja çështje në Republikën e Shqipërisë e cila ka kaluar nga 2 herë të gjitha shkallët e gjykimit”.

Pak kohë më parë, vajza e biznesmenit të ndjerë Vehbi Veliaj, ka kallëzuar penalisht në prokurori 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë, duke i akuzuar ata si personat përgjegjës, të cilët duke “Shpërdoruar detyrën”, kanë penguar dhe zvaritur në mënyrë të qëllimshme proceset ligjore që ajo ka marrë për të fituar

Sipas kallëzimit, që Shqiptarja.com e disponon të plotë, mes personave të kallëzuar është dhe vëllai nga babai i Nordstrim, shtetasi Ferik Veliaj, ish-ministri i Drejtësisë Eduart Halimi, ish-drejtorin e antikorrupsionit Ivi Kaso.”Shqiptarja.com” mëson se, mes gjyqtarëve të kallëzuar në prokurori, janë Shkëlqim Miri, i arrestuar për korrupsion, Agim Bendo, Elona Muça etj, ndërsa mes prokurorëve janë Sokol Malaj, Besim Hajdërmataj, Enkeleda Millonaj, Daniela Sula etj. Nordstrom kërkon nga prokuroria që ndaj këtyre njerëzve të drejtësisë të nisë hetim penal dhe disiplinor.

Ankesa për Gjyqtarët

ELONA TORO (STAVRI),

MARIE QIRJAZI

ILIR ÇELIKU

BLERINA MUÇA

ARBEN MULLAI

REZARTA VIGANI (BALLIU)

TEUTA HOXHA

KRESHNIK OMARI

REGLETA PANAJOTI

ANILA KRISTANI

AGIM BENDO

MANJOLA BEJLERI

ELBANA LLURI

ALAUDIN MALAJ

FATOS QATO

SHKËLQIM MIRI

ARTAN BROCI

XHEZAIR ZAGANJOR

Ankesa për prokurorët

ADRIATIK LLALLA

SOKOL STOJANI

SOKOL MALAJ

PETRIT FUSHA

DANIELA SULA

ENKELEDA MILLONAI

5 komente në “Vajza e Vebi Veliajt çon në Veting 20 gjyqtarë e Adriatik Llallën”

  1. taraboshi says:

    Ç fare vetingu per Llallen ate direkt me e arrestu dhe me e denu aj e ka akuzen gadi per te gjitha qe ka bere per zullumin qe i ka bere ketij populli dhe shkatrrimin e drejtesise dhe fill mbas tij edhe Bujar Nishanin qe demek ka qene president por jo i Shqiperise por iPartise Demokratike pra ky edhe Sali Berisha do te fshihen nga faqa e historise dhe do shkruhen si dy presidentet antishqiptare .

  2. Alniku says:

    Komplimente dhe suksese ju uroj ???

  3. edi says:

    Te lumte or KARABOSH me fal tarabosh .Simbas propozimit tend te gjithe do ti cojme ne litare or k,, <Po Edi Ramen me kompani do ti cosh tek plaka apo gruaja jote qe ti bej fresk.

  4. mergim tari says:

    Si ka mundesi qe kur behet fjale per BANDITET E DREJTESISE, NE KRYE JANE EMRAT
    GJIN GJONI
    AGIM BENDO
    XHEZAHIR ZAGANJORI
    ATRAN BROCI
    e disa te tjere
    A DO TE KEMI FATIN QE TI SHIKOJME KETA PAS HEKURAVE DHE TU SEKUESTROHET E GJITHE PASURIA E TUNDSHME DHE E PATUNDSHME. VETEM ASHTU NA QETESOHET SHPIRTI PER KRIMET QE KETA KANE BERE NDAJ DREJTESISE, NDAJ NJEREZVE TE THJESHTE ME PRONAT, NDAJ TE DREJTESISE SE MOHUAR.
    NESE VETTINGU KETA PISA I “NXJERRE VETEM NE PENSION” DHE NUK U SEKUESTRON PASURINE E ME PAS TI ÇOJE PAS HEKURAVE JO ME PAK SE 10 VJET, ATEHERE ME MIRE QE VETTINGU TE MOS BEHET.
    KY ESHT MENDIMI IM. MADJE KETA DUHET TE KTHEJNE MBRAPSHT GJITHE GJENE E VJEDHUR DUKE PERFSHIRE EDHE INTERESAT, TU MERREN SHTEPITE, KETA TE FUTEN NE BURG, NDERSA FAMILJARET E TYRE NE DAC TE RRINE NE CADRA, NE DAÇ TE RRINE RRUGEVE. RRUGE TJETER NUK DUHET TE KETE ME KETA BANDITE.

  5. Arben says:

    Keni shume te drejte zonje…
    Ju pergezoj per inisiativen dhe kurajon…
    Po jepni modelin dhe menyren e reagimit qytetar ndaj padrejtesive qe na kane ndjekur e na ndjekin ne kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje