Nga Andrea Danglli, TemA
Verdi Morava vuan dënimin prej 5 vitesh në burgun e Fushë-Krujës si pjesë e grupit të 9 myslimanëve që u gjykuan për terrorizëm.
I cilësuar nga organi i akuzës si financuesi i rrjetit që mundësonte dërgimin e mercenarëve shqiptarë në betejat siriane, Morava tregon se është arrestuar dhe dënuar pa asnjë provë që ta implikojë si të lidhur me të ashtëquajturin “shtet islamik”.
Besimtari që frekuentonte dy prej xhamive që thuhet se ishin të lidhura drejtpërdrejt me ISIS (Unazës së re dhe Mëzesit), rrëfen atë çfarë ka parë gjatë prezencës në xhami si dhe rolin e dy ish-imamëve të burgosur, Genci Balla dhe Bujar Hysa.
Në një intervistë brenda burgut për gazetën “TemA”, Morava thotë se figura e tij është shkatërruar nga paragjykimet e medias dhe vendimet e drejtësisë të cilat sipas tij kanë qenë absurde.
Ndërkohë, sa i përket organizatës terroriste ISIS, ai jep një mendim personal ku deklaron se është kundër sulmit ndaj njerëzve të pafajshëm edhe pse ka dyshime shpesh herë mbi autorësinë e tyre.
Z. Morava, si ka qenë jeta juaj para se të binit në prangat e policisë?
Unë kam jetuar prej 20 vitesh si emigrant në Itali ku jam përpjekur të punoj për një jetë më të mirë. Si pasojë e problemeve me shëndetin tim, u konstatua se isha prekur nga magjia.
Mbase ndokush nuk mund ta besojë dot ashtu siç edhe unë nuk e besoja dikur. Mese 10 vjet më parë, kjo arsye e fortw më shtyu të besoj në zot. Duke menduar, duke pyetur dhe duke hulumtuar, përzgjodha fenë islame. Sa i përket shkollimit unë kam krahas disa degëve, kam studiuar dhe vijoj të studioj ende mjekësi alternative të cilën e kam mjaft pasion. Kjo “bamirësi” siç e cilësojnë mjaft njerëz, është edhe pjesë e dosjes që më kanë akuzuar e dënuar. Unë kam qenë i impenjuar me biznes në Itali dhe kur zgjodha të vendosëm në Tiranë bleva bashkë me bashkëshorten një banesë pranë zonës “Astir” e cila ndodhej midis xhamisë së Tiranës së re dhe asaj të Mëzesit.
Si u arrestuat, çfarë ndodhi me ju?
Ndalimi im është idiotizëm total dhe një montaturë e paracaktuar. Akuza bazë që m’u parashtrua nga oficerët ishte për frekuentimin e dy xhamive që kanë qenë në fokusin e mediave. Është e vërtetë që unë shkoja tek to si një besimtar praktikant, por jo rregullisht pasi për shkak të punës lëvizja në gjithë Shqipërinë dhe e kisha të pamundur për të qenë prezent në çdo kohë. Fill pas kësaj rrodhën edhe akuzat e tjera ndaj meje ku kryesorja sipas tyre ishte shoqërimi i një plaku 74 vjeçar në aeroport që mu lut ta transportoj. Veç për këtë unë dënohem si ndihmës mbi rekrutimin dhe përgatitjen e personave për veprime terroriste. Ndërkohë nga ana tjetër solla në sallën e gjyqit 11 dëshmitarë ku mes tyre edhe një prift të krishterë që treguan marrëdhënien e pastër që kam unë me fenë.
Pse e shoqëruat në aeroport? Ku e njihnit ju këtë zotëri?
Në një prej këtyre dy xhamive njoha z. Mustafa Kuçi i cili kërkoi ndihmën time për t’i sugjeruar ndonjë ilaç popullor për sëmundjen që e pati prekur. E ndihmova në fillim siç do bëja me këdo që do kishte nevojë. Një ditë ai më kërkoi për ta përcjellë me makinën time në aeroport duke më treguar se po shkonte tek të afërmit në Turqi për t’u kuruar. Unë pranova ta shoqëroj, madje e ndihmova të bënte edhe check-in pasi si burrë i moshuar nuk mundte. Atje ai u takua edhe me dy individë të tjerë që e prisnin dhe do ta shoqëronin deri në Stamboll. Nuk i njihja, thjesht i përshëndeta pak sekonda prej tij. Më vonë pas arrestimit mësova nga oficerët e policisë gjyqësore se zotëria i moshuar përfundoi në Siri. Gjithashtu është përmendur në dosjen time sikur unë kam dashur të rekrutoj disa persona. Kjo është absurditet.
Sa vite jeni dënuar pas këtyre akuzash?
Gjykata e Shkallës së parë më dënoi 13 vjet, ndërkohë Apeli më dha vetëm 10 vjet burg. Deri më tani kam kryer 5 vite dënim dhe më kanë ngelur diku tek 4 vjet. Të drejtën time do ta kërkoj në çdo organ drejtësie që ekziston pasi jam i bindur në pafajësinë time.
Sa njihnit prej grupit të dënuar për terrorizëm? Çfarë lidhje keni pasur me Genci Ballën dhe Bujar Hysën?
Unë Gerti Pashën dhe Edmond Ballën nuk i njihja. Bujarin e njoh që kur kam pranuar fenë pasi kishte një agjenci udhëtimesh për në Arabinë Saudite dhe më ka siguruar biletat për të shkuar katër here në Haxh. Ndërkohë Genci Ballën e kam njohur në Arabinë Saudite si student që afrohej kur shkonin grupet shqiptare. Të tjerë i kam njohur thjesht dhe kjo është e faktuar me dokumente. Më besoni, nuk dua të shfajësoj veten time dhe të tregoj nëse i njoh këta persona nga kjo tragjedi-komendi por kjo është e vërteta.
Ju thatë se i njihni Bujar Hysën dhe Genci Ballën, a keni dëgjuar që këta t’i kenë bërë thirrje myslimanëve që të shkojnë në Siri?
Siç ju thashë kam shkuar në xhami jo rregullisht. Me aq sa unë kam qenë prezent, Bujar Hysa nuk ka thënë kurrë direkt këtë gjë. Unë sa herë që e kam dëgjuar, ai ka folur vetëm për parime. Referuar vendimit të Apelit, në një moment ai është shprehur se nuk i them askujt që të shkojë të luftojë në Siri edhe pse ky është një parim fetar. Nuk është puna për të ndihmuar apo shfajësuar ndokënd, por kjo është e vërteta.
Pse mendoni se 150 shqiptarë kanë shkuar në Siri sipas jush? Sa kanë ndikuar thirrjet e të ashtëquajturve “lider shpirtërorë” ?
Mesa di unë jo të gjithë kanë shkuar për të luftuar në vatrat e konflikteve pasi disa prej tyre janë shpërngulur bashkë me familjarët. Luftëtarë mund të jenë 1/3 e tyre. Ne si besimtarë hoxhën nuk e shohim si “lider shpirtëror” por thjesht ka më shumë dituri fetare dhe mësojmë. Çdo besimtar e ka lidhjen të drejtpërdrejtë me zotin dhe çdo kush që është larguar drejt Sirisë e ka pasur bindje personale. Kjo është zgjedhja e tyre pasi ata ishin në moshë madhore dhe të ndërgjegjshëm. Kontradita që shoh nga gjykata është që ne shihemi si të përgjegjshëm, ndërkohë ata të papërgjegjshëm.
Z. Morava, si e shikoni atë që po ndodh sot në Siri dhe Irak?
Andrea, ju si gazetar mund të dini më tepër se unë për çfarë ka ndodhur në ato zona. Gjithsesi unë po ju shpreh mendimin tim. Ajo që ndodhi në Siri ishte pjesë e një zinxhiri që quhet ndryshe “Pranvera Arabe”. Do ta cilësoja si revoltë për vetëvendosje të një populli që u ngrit për të sjellë një status të ri. Kjo njihet edhe në konventa të ndryshme. Kur nisi lufta në vitin 2012, jo veç njerëz nga Shqipëria shkuan atje për të ndihmuar ata që quhen motra dhe vëllezër myslimanë.
Cili është gjykimi juaj për atë ç’ka po ndodh sot atje, sulmet terroriste, preria e kokave që bëhet “live” apo edhe sulmeve nga NATO?
Unë mund ta marr si paragjykim nga ana e medias pasi një ditë vendimi ndaj meje mund të zhduket ndërsa paragjykimi jo. Se kuptoj pse pyetem për këtë çështje? Mua nuk më kanë gjetur asnjë lidhje me këtë shtet. Nuk dua ta shfajësoj veten nga kjo histori por figurën time e kanë dedikuar shumë që nga momenti i arrestimit. Gjithsesi këtu jemi në Shqipëri dhe pritet të ndodhë gjithçka. Mbase mund të them mendimin tim personal si një njeri i lirë dhe i pa dënuar.
Atëherë mendimi juaj personal?
Sot mesa di unë ky shtet nuk posedon më territor. Mund të shohim dy alternativa. Atë që ndodh realisht në terren dhe atë që dëgjojmë dhe shohim në media. Kur ka mendime pro dhe kundër unë mbaj një qëndrim konstant. Duhet të jemi në terren për të dhënë një gjykim të plotë.
Sa i përket prerjes së kokave nuk mund të them asgjë, pasi mesa di aplikohet ende në disa vende të Arabisë Saudite si ligj i Sheriatit apo ligji islam. Mësa di, e theksoj këtë.
Po sa i përket sulmeve me bomba në vendet jashtë vatrës së luftës, si në Francë, Belgjikë apo Gjermani?
Personalisht nuk jam dakord ndaj sulmit të njerëzve të pafajshëm. Me ato që deklarojnë dhe argumentojnë, luftëtarët e ISIS thonë se “ne vrasim njerëzit e tyre siç na vrasin njerëzit tanë nga ajri”. Nuk mund të them nëse kanë bërë mirë apo keq pasi duhet të jesh në terren që të gjykosh drejt. Zoti thotë se nuk vritet njeriu i pafajshëm nëse s’ka bërë krime.
Sulmi i parë u bë në revistën Charlie Hebdo ku reporterët kanë ofenduar profetin. Nuk dua të jem shumë konspirativ por gjithçka e kemi parë nga mediat dhe interneti ku ende ka dyshime mbi këtë. Nëse e ka bërë shteti islamik, atëherë në bazë të ligjit islam është akt ekzekutimi për hakmarrje dhe jo akt terrorist. Siç tha vetë papa nëse dikush do të ofendonte nënën time do ta godisja. Për sulmet në metro apo kinema absolutisht nuk jam dakord. S’them se i kanë bërë ata, por dënoj veprimin e kujtdo që ndërmerr këtë akt.
Caro mio.Hai sbagliato tutto.La tua malattia non si chiama maggia nonche schzofrenia e la soluzione lo trovi dallo psichiatra.
Fol shqip qe ta kuptojn edhe te tjeret, mbasi nuk asht e nevojshme gjuha e huaj.
Meqense zotria paska qe dhjete vjet ne Itali i shkrov italisht keshtu:
I dashur mik.
Semundja jote nuk quhet magji por skizofreni dhe zgjidhjen e gjen te psikiatri.
Karo mio , mire ai qe i ka rrotullu trunin smundja , po ti…. e harrove gjuhen e mamit ne u bone taljon ?????
Hakmarrje ndaj Charlie Hebdo??po pse mor k..r me zile ?mos duhet tu marrim leje c fare do te shkruajme ne vendet tona?harruat qe ne France dhe kudo tjeter ne Europe jeni ju ata qe keni ardhe, dhe te paftuar madje.apo sa mbushni zorren me buke pastaj nxirrni surratin tuaj te verte.ptuu njerez te ndyre.
Ka nje shprehje populli yne i mencur,fiks per kete rast : U perzjeve me mutin,do te te hane pulat .Me faj pa faj, beji edhe ato 4 vjet qe te kane mbetur e veri gishtin kokes…shkeputu nga muti .
Turp qe mbajne Verdin ne burg. Totalisht i pafajshem nje djal qe ka njohur perendimin qysh me ndryshimet e sistemit. Rritur prane nje prifti dhe me pas i dedikohet biznesit te tij me ecuri mjafte te mire. Nje familje asnjeheere e perkushtuar ndaj cfaredo feje si ne pergjithesi shqiptaret qe nuk duan tia dine per fene. Me nje vella te semure qe rritet vetem nene kujdesin e prinderve. Lirojeni se vetem per lufte nuk eshte Verdi. Ka per te dale nje dite qe i humbet rinine ndoshta nga dikush qe kishte ambicje per biznesin e tij.
rrezik i nivelit te larte nga islamistet ekstremist terrorist te shqiperis,kosoves e maqedonis.kete e thote evropa e usa,dhe nuk e them vetem une.prova konkrete kur gazeta e vetme kombetare express kosove e thote,se departamenti amerikan apelon qytetar amerikan ne kosoves mos te dalin jashte diten e bajramit,dhe kujdes qdo her ,se salafia ekstemiste e kosoves ju sulmon.por edhe euro-usa e dijn se erdogani me turqin ka te gjithe imamett salafiste ne xhamijat e kosoves ,shqiperis e maqedonis,dhe koka e organizim terrofizmit diskret jane naim ternava e sabri bajgora,mu ju bashkohen e gjithe klika turke pas.ket e thote edhe analisti amerikan qe kame harruar emrin e sakt.objrktiva turko serbo ruse eshte qe shtete shqiptare te futen ne islamin ekstfemist,te terhiqet,shkojn kfori e ambasador ,dhe te kthehet serbia ne kosove.per kete ka ivestue miliona para serbia,dhe kalojn nepermes miqve serbe historik turqis,katatarit e saudi arabia.
nuk mund te luftohen terroristet e evitue ekstremizmin,pa i thene stop turqis ne objektivat e saj per vazhdim zhdukjen e etnis shqiptare.qka perfaqsojn xhamiat turke te ne,vetem vazhdim asimilimin e shqiptarve ne turq,dhe projektit te vjetr osman,per shuarjen,zhdukjen e shqiptarve dhe gjuhes shqipe,neprrmes fes islame vete historian e thojne,se turqit ne beteja me shqiptaret brohoritshin,duam vdekjen e gjithe shqiptarve.pra pa e luftuar turkun,kurre nuk luftohet e keqja e tyre,dhe terrorismi.pa e ndertuar katin e par,kurr smund ta ndertosh katin e dyte.
jemi i vetmi populle ne planet qe emrat dhe kokat e terrorismit turk,te njoftur nga bota,si sulltan fatiu e sinan pasha ti ken emrat e xhamive ne prishtine,xhamia sulltan fatiu qe kerkojke vdekjen e gjithe shqiptarve,dhe xhamia prizeren sulltan sinan pasha.kjo eshte qmenduri e shekullit,kur dihet se gjyshrit tane ne vitin 1900 as qe frekuentojshin xhamit,se kane par me syte e tyre terrorismin e roberin turko-islame.xhamit me emra terroristesh,eshte po si ta quajm xhamia e sllobodan milloshevecit.
i denuari me burg rren e devijon te verteten krejte.e zgjodha fen islame se u diagnostikova magji e cila eshte semundja magjike dhe tremani i saj sipas mjekve.ha ha ha.a medicina nuk beson ne fe e perralla fetare,por vetem shkece e analiza,apo teste elisa.pastaj genjen,se erdha nga italia ne shqiperi,a fsheh se vllaznia muslimane e tika turke organizat e deges al kaeda ju premtoj shuma parash,eurot e mira.mos te shkoj me tutje.
Verdi Morava; Shpresoj se do ta e lexosh kete kritiken time.Kuj po I tregon se ne Haxh shkohet 4 here kur dihet se atje nuk lejohet me shum se nje here ne jete? 3 heret e tjere me ke ke paur kontakt atje? Sa para te kane dhene per rekrutim? lere sharlatantizmat.beoj se ai burg te vlen per te ndryshuar rruge.Shqiptaret nuk kane asnje lidhje me Kamekazet (Arabet) anti Human. Pranvera Arabe eshte Revolucion (Kerkese per ndryshim)kunder Diktaturave te shteteve Arabe qe per vet ndodhjen gjeografike te tyre po I vejne Flaken Botes.
Ne fund te fundit ky i thote vetes shqiptar, se shqiptaret 90% si ky jane..ja shiko enrimn dhe pastaj vulen.