Fshehu dënimin e një qytetari, Ministrja e Drejtësisë: Të hetohet kryetari i Gjykatës së Shkodrës

18 Janar 2018, 15:29Kronika TEMA

Ministrja e Drejtësisë, Gjonaj ka kërkuar hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës.

Nga burimet mësohet se në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka mbëritur kërkesa për hetim disiplinor për kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Arben Zefi.

Kanë qenë denoncimet e disa avokatëve të qytetit të Shkodrës ndaj kryetarit në lidhje me disa shkelje me mos ushtrimin e detyrës së tij, që kanë vënë në lëvizje Ministrinë e Drejtësisë.

Nga hetimi i ndërmarrë ka rezultuar se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në shkelje të ligjit, nuk ka përcjellë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve shkurtimin e vendimit penal të formës së prerë për dënimin e shtetasit A.D, aktualisht kancelar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të parashikuar nga neni 290/1 i K.Penal.

Për pasojë, në Regjistrin e Gjendjes Gjyqësore, ky shtetas rezulton në mënyrë të paligjshme si i padënuar nga gjykatat penale shqiptare.

9 komente në “Fshehu dënimin e një qytetari, Ministrja e Drejtësisë: Të hetohet kryetari i Gjykatës së Shkodrës”

  1. Gjoni says:

    Kryetari I Gjykates mendoi se ta mbronte LSI.
    Kancelari ka qene I caktuar nga deputeti I lsi.
    Para disa vitesh hoqen nga puna nje grua korrekte so zonja Gushta vetem per tw emeruar kete person.

  2. Ardian Hoti says:

    Acja ben mire ketyre krimineleve qe kan futur duart kudo .

  3. Juli says:

    Nuk e paska fshehur ky zoteria po eshte fshehur ne kohen kur ky zoteria eshte kryetar. Kush i ha kto o zefi po na trego sa para ke mare qe e ke mbajtur ne pune dhe sa para i dhe ministrave me para ta mbuloje se ti nxorri sheshit kjo ministrja.

  4. Jetmir Bello says:

    Ata qe u shkarkuan ju ka bere mre hipotekave sepse i kan kthyer syte nga sherbimi i popullit te thjesht. Tani nuk ka me muhabete nen ze

  5. Marjan Idrizi says:

    Ja mor pse duhej nje ministre e tille burrnesh themi ne nga shkodra. Tja u mbledhi ktyre te qe kane ligjin perpara cdo dite dhe nuk e zbatojn.

  6. Gazmir Maci says:

    Duhet thene qe nje forme e vettingut eshte edhe kjo gje, me deshiren e mire dhe vullnetin e plot po behen gjerat sic duhet te jene edhe ne kete vend.

  7. Kjara lushi says:

    Kte e njeh tane Shkodra mor per marrinat qe ka ba. Fakti qe po e heqi kte maskara do gezoj respekt edhe ne shkoder si ministre ene pse fort e dun per ato ca ka ba ne hipotek

  8. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ej, po ky komiteti shqiptar i helsinkit paska qene cerdhe kamunistash mer jahu!! ? ?

  9. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ej, po ky komiteti shqiptar i helsinkit paska qene cerdhe kamunistash mer jahu!! ? ? ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje