Grabitja e bankës, një i arrestuar, policia jep detajet

16 Janar 2018, 14:09Kronika TEMA

Policia ka arretuar një person jë kuadër të hetimeve për grabitjen e filialit të bankës brenda ambienteve te Hipotekes në Tiranë.

Personi arrestuar është shtetasi F.F., 48 vjeç, banues në Kashar, me detyrë punonjës i SHPSF-së.

Ndërkohë janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qëndrës së kontrollit “SHPSF- së.

Njoftimi i policisë

Më datë 15.01.2018, u arrestua në flagrancë per veprën penale të shpërdorimit të detyrës shtetasi F.F., 48 vjeç, banues në Kashar, me detyrë punonjës i SHPSF-së dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R. K., 61 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë operator i qëndrës së kontrollit “SHPSF- së, pasi rreth orës 14:05, në rrugën ”Panorama”, brenda godinës së ZVRPP-së, një person me kapuç, ka vjedhur nën kërcënimin e armës një sasi lekësh në Agjensinë e filialit të një Banke te Nivelit të Dytë, që ndodhej në sallën e shërbimit e cila ishte në ruajtje të F.F. Parashikuar nga Nenet 136 e 248 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje