Anija ‘Butrinti’ niset në operacionin e NATO-s në Egje, zëvendëson anijen ‘Oriku’. Xhaçka-ushtarakëve: Jeni shembulli më i mirë

16 Janar 2018, 10:00Kronika TEMA
Anija ‘Butrinti’ niset në operacionin e NATO-s në Egje,

Anija “Butrinti” e Forcës Detare niset në operacionin e NATO-s “Sea Guardian” në detin Egje. Në ceremoninë e nisjes së kontigjentit të shtatë në këtë mision ka marrë pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ajo ka vlerësuar se “Butrinti” është e pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mbrojtëse, ndërsa një mesazh të drejtpërdrejtë pati për ushtarakët shqiptarë të angazhuar në këtë mision.

“Jeni një shembull shumë i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës sonë. Me vetëmohim jeni angazhuar në të gjitha situatat e vështira të ardhura edhe nga natyra.

Jeni të parët në përballimin e çdo vështirësie. “Butrinti” do ta çojë më përpara emrin e mirë që FA kanë vendosur në çdo mision të Aleancës. “Butrinti” e mirëpajisur me fjalën e fundit të teknologjisë mbrojtëse”, u shpreh Xhaçka.

“Oriku” shërbeu për rreth 1 vit në detin Egje, duke marrë pjesë në shumë operacione shpëtimi.

Ndërkohë, veç anijes “Butrinti” do të pajisen me armatim edhe 3 anijet e tjera, “Iliria”, “Oriku” dhe “Lisus” të cilat do jenë të denja për operacione në det.

3 komente në “Anija ‘Butrinti’ niset në operacionin e NATO-s në Egje, zëvendëson anijen ‘Oriku’. Xhaçka-ushtarakëve: Jeni shembulli më i mirë”

  1. Italia dhe Franca says:

    Te krenohemi per te vetmen anije qe ndoshta se ka as Italia as Franca.

    1. karderri says:

      Hahahahaaa ! Vërtet e mendon keshtu apo bere shaka

  2. ariff says:

    ….. dhe mbathjani, mos u ktheni me o trimat e selfo qorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje