FOTOT: Bllokohen 300 gardelina që po nxirreshin ilegalisht nga Shqipëria

17 Janar 2018, 19:38Kronika TEMA
FOTOT: Bllokohen 300 gardelina që po nxirreshin ilegalisht nga

Inspektorët e mjedisit në qarkun Korçë në bashkëpunim me policinë e shtetit dhe doganën në pikën kufitare të Kapshticës kanë sekuestruar ditën e sotme 300 gardelina të cilat do të tregtoheshin në shtetin fqinjë.

Shpendët, po transportoheshin në mënyrë të paligjshme me një autobus të linjës Tiranë -Athinë dhe u gjetën në një nga bagazhet e autobusit gjatë aksionit të zhvilluar rreth orës 14.00.

Inspektorët e mjedisit kanë bërë ndalimin në flagrancë të dy drejtuesve të mjetit, me inicialet Dh.B dhe E.V bllokimin e autobusit dhe sekuestrimin e shpendëve. Çështja i është referuar prokurorisë për ndjekje penale ndaj dy shtetasve.

Shpendët e sekuestruar bëjnë pjesë në listën e kuqe të IUCN  dhe kanë statusin mbrojtës në Konventën e Bernës, ku janë llojet strikte të mbrojtura të faunës së egër.

Vetëm pak  ditë pasi Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi paralajmëroi nga laguna e Kune- Vainit, ku kryhej Censusin Kombëtar i Shpendëve, për ndëshkim të subjekteve që kapin, tregtojnë apo balsamosin shpendët e rralla, është konkretizuar me sukses aksioni i Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.

3 komente në “FOTOT: Bllokohen 300 gardelina që po nxirreshin ilegalisht nga Shqipëria”

  1. ...!?!? says:

    Te kalojne vetingun para se te kalojne kufirin ,

  2. Luli says:

    Po te ishte droge dhe mund ta benin nje sy qorr,po gardelia!Ne asnje menyre

  3. "BOHOTINA" says:

    Bravo inspektoreve te Korces. Ata kane zbatuar detyrat konkrete qe ka vene Drejtori i Pyjeve Renaldo Çulli dhe ministri Blendi Klosi. Keshtu duhet te ndalohet mafja qe nuk la gje ne token e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje