Sandër Simoni: Vetingu të bëhet i rregullt, pa presione dhe intimidime

16 Janar 2018, 21:37Kronika TEMA

Nga Sonil Frashëri

Mes presionit të kohës, çështjeve të nxehta që duan përgjigje dhe pritshmërive të larta, reforma në drejtësi ende nuk e ka thënë fjalën e saj.

Disa thonë që është shumë vonë, disa thonë që ka vdekur dhe disa të tjerë pretendojnë se po ecet në normalitet.

Vetingu nuk ka nisur ende, i sulmuar dhe i stërsulmuar në Gjykatën Kushtetuese, dhe në fund të janarit priten rezultatet e para.

Vetingu bëhet për të pastruar figurën e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, edhe pse jo pak herë është përdorur si mashë politike në lojën elektorale.

Vetingu përdoret edhe kundër gjyqtarëve, me këta të fundit që në pamundësi për t’iu përgjigjur, për shkak se brenda një dite duhet të gjykojnë deri në 15 çështje gjyqësore, që mesatarisht zgjasin 6 muaj deri në 1 vit, nuk kanë dhe aq kohë për t’u marrë me akuzat politike.

Simoni: Personalisht mendoj se ky proces duhet të vijojë normalisht pa presionin dhe intimidimin që po vonohet apo po ecën. Duhet të jetë një proces i kujdesshëm që të mos shkelë të drejtat e subjekteve që janë në vlerësim, konkretisht të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Është krijuar një ide, edhe unë jam i këtij mendimi që në opinionin e përgjithshëm ekziston një lloj presioni për shkak të këtij procesi që duket që është një proces kompleks që lidhet pak a shumë me qëndrimin ose jo në detyrë të gjyqtarëve. Krijon një ndjenjë pasigurie tek gjyqtarët, por duhet të kemi parasysh, siç e përmenda, ky proces do kohën e vet. Duhet të jetë një proces i kujdesshëm.

Megjithatë sistemi nuk është në ngërç. Të njëjtat dosje që siç gjykoheshin përpara reformës, gjykohen edhe tani sepse Gjykatës për Krime të Rënda nuk i është hequr asnjë kompetencë.

SimoniPër momentin, Gjykata për Krime të Rënda është një gjykatë funksionale mbi të njëjtën bazë ligjore siç ka funksionuar më përpara bazuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe vijon të gjykojë dhe të shqyrtojë çështjet referuar kompetencës përpara ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale. Kjo referuar një dispozite kalimtare në ndryshimet e fundit të Kodit të Procedurës Penale, neni 285 i ligjit 35/2017, i cili përcakton që Prokuroria dhe Gjykata për Krime të Rënda vijojnë të gjykojnë çështjet deri në krijimin e gjykatës së posaçme. Ne po vazhdojmë të gjykojmë të njëjtat çështje që kemi gjykuar më përpara. Në Gjykatën tonë janë rreth 60 çështje gjyqësore të rëndësishme, kryesisht ato në fushën e narko-trafikut, korrupsionit, vrasjet në familje, vazhdojnë të gjykohen në këtë gjykatë. 

Pas vetingut, nis dhe formimi i institucioneve të reja, ku më kryesoret janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë gjyqësor, si qeveria e sistemit të ri të drejtësisë. Përtej dukjes se shoqëria civile, prokuroria, apo vetingu e kanë penguar, qëndron edhe Gjykata Kushtetuese e cila ka shfuqizuar disa nene që prekin komeptencat e këtyre institucioneve.

Me vendimin e 16 majit të vitit 2017, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi të drejtën e këtyre këshillave për të emëruar apo shkarkuar prokurorë dhe gjyqtarë dhe të marrë masa disiplinore ndaj tyre. Dhe nëse nuk e bëjnë këto Këshilla, atëherë nuk ka kush tjetër t’i bëjë. Kjo do të thotë se edhe nëse ngrihen, jo për faj të vetingut dhe jo për faj të shoqërisë civile, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial, nuk mund të funksionojnë.

SimoniKrijimi i këtyre institucioneve me këtë vakum ligjor, i bën institucionet jo funksionale. Prandaj, është detyrë e ligjvënësit që ta plotësojë këtë vakum ligjor. Mendimi im është që deri në konstituimin e krijimit të këtyre institucioneve, nga ana e Parlamentit të plotësohet boshllëku ligjor pasi vet misionet e asistencës ligjore, EURALIUS apo OPDAT, besoj që janë angazhuar së bashku me komisionin e ligjeve, për të plotësuar këtë vakum ligjor.

Një tjetër shqetësim për ngritjen e këtyre institucioneve, është edhe numri i ulët i kandidatëve nga trupa akademike për këto dy këshilla. Sipas ligjit për organet e qeverisjes vendore, në nenet 53 dhe 151 të tij, kandidatë nga trupa pedagogjike dhe nga shkolla e magjistraturës duhet të jenë minimalisht dyfishi i vendeve që kanë në Këshill dhe maksimalisht 10 kandidatë.

Shkolla e Magjistraturës dhe trupa pedagogjike do të kenë 2 anëtarë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe 2 anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor, pra duhet të ishin minimalisht 6 kandidatë për secilin nga këto këshilla. Ndërkohë që nga dokumenti i publikuar në faqen e Kuvendit, janë 4 kandidatë nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe 5 kandidatë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Pra reforma në drejtësi ka ende punë përpara.(Ora News)

2 komente në “Sandër Simoni: Vetingu të bëhet i rregullt, pa presione dhe intimidime”

  1. Alban Dega says:

    – Pese pyetje per mbare shqiptaret

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lulezim Basha, qehajai i Berishes ne krye te cigligut te tij PDSH-se, Monika Kryemadhja
    e Partise familjare Meta… e krejt banda e tyre
    kane shpallur fillimin e revolucionit bolshevik te 27 janarit si diten e permbysjes se qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise.
    Bashke me kete permbysje “ Banda e Gangstereve “ te Sali Like Floririt do te krijojne edhe nje qeveri Antimafia !
    Natyrshem me linden pese pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008 !?
    2 – A e dini vellezer e motra shqiptare se epitete e petcaktore te tille ato nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, por i perdoren per Sali Berishen, qe e rrenoi te pakten shtate here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?
    3- A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
    4- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
    5- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuk ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar!
    Sipas burimeve teper konfidenciale, kjo bande gangsteresh e Mafia e dale krejt jashte kontrollit eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s ish KGB-ja e Vladimir Putinit dhe DIA-s- bijes se UDB-es gjakatare serbe. etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni !

  2. Kreshnik Arberi dr. says:

    Meta Jane tug punure kinder cdo rregulliParllameti shqiptar I parties socialistka frik nga drejtesia dhe jasht cdo rregulli miratoj me urgjen prokuroren e pervjithshme provizore,me 69 vote mazhorances
    prokuroria pa hypire ne fronts k FHA pasaporten wish ministry socialis te cilin nuke la kryekungulli pfokurorine Ta arresting
    Prokuroria ka liruare. Person at e akuzuare per krim trafikim me 860 milkmen euro?
    Prokuroria ski NBA shkon dele depute c bark parlamet ate qe hoaqi komisioni European ae kishte 69 pokike parliament socialists d vuni te pran ms me 90 komisioni e hoi fare?KNO NUK ESHTE DEMOKRACIedhe ju Europe rink me due mmtyqe nuke mderhyni. Vetem cur ju preset interesisock e Kane dmruare die e shkarkojn mkur te duan se edhte e perkihshme
    vetoing ka ngordh cur ram kundershto arrestin NBA prokuroria.
    Nuke besojm ads nuke shpresojmt vetinguu ate drejtesiashteti edhte I kriminalizuarep
    Kane paguare zyrtaret me I kghye proven qe kishin ne komune e mandate e zpp.sepse Na crregjistuan,i thonin nuke dime gmjeten nje mdrmjetes dh probate te lignshem ‘guan NBnga 500 =gjthsej 1000 euro per pronatve there
    KLM eshte dredges e adverse rama me te humbe toka kadaste,hipotek zpp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje