Shefi i regjimit të burgut 313 në Tiranë, Bledar Pura, është rrahur me shkop bejsbolli.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut.
Pura u gjet i shtrirë dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr trajtimin mjeksor.
Nga burimet pranë këtij spitali mësohet se shefi i regjimit të burgut nuk ka pësuar dëmtime serioze.
Pura ka dëshmuar para grupit hetimor se kanë qenë disa persona që e kanë dhunuar me sende të forta.
Nga të dhënat e para mësohet se ngjarja ka lidhje me detyrën, ndërsa policia vijon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët për të zbardhur rrethanat.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.01.2018, rreth orës 08.00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në vendin e quajtur zona e “Freskut”, një shtetas ndodhet i shtrirë.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në vendin e quajtur zona e “Freskut”, në afërsi të një pallati ështe gjendur i dëmtuar shtetasi B.P., 36 vjeç, ku sipas deklarimit të tij dyshohet se është dëmtuar nga 2-3 persona.
Shtetasi B.P., është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. (TemA)
sunitet po bejne shtet…………..
ok …..R……ok.
Mos bjer shume ne sy!
Po ca ke re patrioti sto puco soy