Avokati nga Tirana u arrestua se mashtroi klientin me 17 milionë lekë

18 Janar 2018, 18:41Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka dhën detajet e arrestimit të avokatit Gazmir Xhurxhi.

Sipas saj, bëhet fjalë për një operacion të përbashkët mes Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorisë së Tiranës, të koduar “Avokati”.

Hetimet për mbledhjen e provave që fajësojnë avokatin 35 – vjeçarin janë kryer me metoda speciale, që përfshijnë edhe përgjimet.

“Ai akuzohet për veprat penale: ‘Mashtrim në shuma të mëdha’, ‘Fshehje të ardhurave’ dhe ‘Falsifikim i dokumenteve’.

Nga hetimet rezulton se avokati Gazmir Xhurxhi, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 59 – vjeçarit H.D., banues në Klos, një sasi prej 17 milionë lekë të vjetra duke falsifikuar disa fatura dhe dokumente.

Ka qenë ky i fundit që ka bërë denoncim, duke sjellë edhe nisjen e hetimeve.

Materialet procedurale në ngarkim të avokatit iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje