Pas kërcënimit se nëse nuk do të takonin Arta Markun do të vetvriteshin, Kryeprokurorja ka pritur sot në zyrë një çift nga Fushë Kruja.
Burrë e grua kërkonin drejtësi për djalin, pasi sipas tyre po mbahej në burg padrejtësisht për një vepër penale që nuk e ka kryer.
“Nuk e dua jetën më pa djalin, dua të takoj Arta Markun. Ai po mbahet padrejtësisht në burg. Fillimisht u tha se nuk ka prova, por po e mbajnë në burg” u shpreh Besim dhe Zene Mata.
Pas daljes nga Prokuroria e Përgjithshme deklaruan se gjithçka ia lënë drejtësisë.
“Kryeprokurorja na priti, më bëri qejfin, tani ia lëmë drejtësisë. Nëse djali e ka bërë le të bëjë 100 vite burg” deklaruan prindërit nga Fushë Kruja. (TemA)
Po prit e burre se do bahet reforma njehere….e marre persiper nga Kapter Ramuti e Presidenti Likja….
Bravo zonja Marku!