Një kalimtare është përplasur nga një urban.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 në qendër të Tiranës pranë Bankës së Shqipërisë.
Sipas informacioneve të para, gruaja rreth 50 vjeçe, ende e paidentifikuar, ka qenë duke kaluar rrugën kur u përplas nga urbani i Kombinatit.
Në vendin e ngjarjes mbërriti policia dhe ambulanca.
E plagosura, e cila kishte marrë plagë në këmbë, u dërgua për në Spitalin Ushtarak, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Se jane karna. Kamikaze ne trafik. Bejne gara linjat e ndryshme per te kapur pasagjere.
Hidhni ne gjyq shoqerine autobuzeve se perndryshe nuk zene mend ata.
S’ka faj shoferi por ai qe e ka punesuar dhe e nxit te ece si i cmendur.
Kur te shkarkoje 20-30 milione leke me nje dore per cdo aksident atehere do t’i therrasin mendjes.