Arta Marku, në “sitë” prokurorët

19 Janar 2018, 16:54Kronika TEMA

Kryeprokurorja Arta Marku ka urdhëruar ngritjen e Drejtorisë së Inspektimit të Prokurorëve.

Kjo strukturë e re do të funksionojë brenda Prokurorisë së Përgjithshme dhe objektiv do të jetë inspektimi i punës të prokurorëve.

Në argumentimin e këtij vendimi, thuhet se shkak është bërë mungesa prej disa muajsh e inspektimit të prokurorëve si pasojë e reformës në drejtësi.

Po keshtu kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur edhe vendimin për krijimin e Drejtorisë së Hetimit për të miturit.

Kjo ishte një ndër kërkesat e SHBA.

Nisma është marrë në kuadër të ristrukturimit të Prokurorisë së Përgjithshme.

1 komente në “Arta Marku, në “sitë” prokurorët”

  1. Lumi says:

    Sikur po verdalloset kjo kryeprokurorja. Do nis ndonje dosje konkrete apo nuk ia mban.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje