"Furtunë" në Kapshticë pas heroinës së kapur, pezullohen efektivët në shërbim

20 Janar 2018, 15:59Kronika TEMA

Pas kapjes së 2 kg heroine nga pala greke në pikën kufitare të Kapshticës, Policia e Shtetit vijon të intensifikojë masat e ndërmarra.

Fill pasi u pezullua shefi i hetimit të krimit në këtë pikë kufitare, mësohet se janë pezulluar edhe 5 efektivë që ishin në shërbim gjatë kohës kur u kap droga.

 

 

Njoftohet se pezullimi do të jetë deri në verifikimin e plotë të ngjarjes dhe si janë kryer në rregull procedurat e kontrollit.

Pezullimi është bërë nga Departamenti i Kufirit.

Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Drejtoria e Standardeve ka nisur hetim penal dhe disiplinor për këtë rast. Pezullimin e ka konfirmuar edhe gazetarja Iris Rezhda në Drejtorinë e Kufirit.

Sasia e drogës nuk u arrit të zbulohej nga pala shqiptare.(TemA)

1 komente në ““Furtunë” në Kapshticë pas heroinës së kapur, pezullohen efektivët në shërbim”

  1. Une says:

    Oreeee,
    Rripin e kishte vene shoferi?
    Po dritat i kishte ndezur?
    Po ti kishte keto,cdo gje ne rregull!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje