E rëndë në Tiranë, i riu qëllon me armë vajzën e më pas veten

21 Janar 2018, 15:34Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme rreth orë 15:10 në kryeqytet.

Një i ri ka qëlluar me armë zjarri një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten e tij në zonën përballë spitalit “Nënë Tereza”.

Burime për TemA bëjnë me dije se dy të rinjtë janë dërguar me urgjencë në spital, dhe fatkeqësisht vajza ka ndërruar jetë ndërsa djali ndodhen në gjendje kritike.

Dyshohet se dy të rinjtë ishin në një lidhje me njëri-tjetrin.

Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje