Pranga katër policëve, kontrabandë dhe korrupsion pasiv në Trebisht të Dibrës

22 Janar 2018, 13:42Kronika TEMA

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat finalizoi operacionin “Trebishti”, në të cilin u arrestuan 4 punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës.

Efektivët akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Mësohet se identiteti i tyre është:

– Sulejman Xheleshi, Përgjegjës i PKK Trebisht;

– Shehat Kazani, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;

– Sulejman Islami, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;

– Vinar Seitaj, trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK Trebisht.

Ndërkohë, hetimi nga strukturat e SHÇBA, nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara, zgjatën rreth 3 muaj dhe u ndoqën me metoda speciale.

4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje