Ekzekutoi ish-komisarin Artan Cuku, Mikel Shallari kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

24 Janar 2018, 10:36Kronika TEMA

Sot Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të shqyrtojë kërkesën e shtetasit Mikel Shallarit, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku në qytetin e Tiranës.

Mësohet se Shallari kërkon nga gjykata zëvendësim të masës së sigurisë ku ndaj tij fillimisht u vendos masa “arrest me burg”.

Në nëntor 2017 kërkoi ndryshim të masës në sigurisë në “detyrim paraqitje”. Por në seancën e nëntori, Gjykata e rrëzoi kërkesën e tij, duke bërë që i riu të mbetet sërish në burg.

Ndërkohë në një tjetër kërkesë që pritet të shqyrtohet në seancën e Krimeve të Rënda, ekzekutori i dyshuar ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje