Urgjenca e Pediatrisë ka përjetuar çaste paniku mesditën e sotme për shkak të një ngjarje të rëndë.
Mësohet se mosmarrëveshjet e çastit mes dy prindërve ka degraduar në dhunë.
Fillimisht ata janë konfliktuar se kush nga fëmijët do të vizitohej më parë.
Ndërkohë një nga prindërit ka nxjerrë armën e shërbimit.
Efektivi me veprimin e tij ka shkaktuar panik mes të sëmurëve dhe stafit mjekësor të urgjencës së Pediatrisë.
Bëhet me dije se për rastin në fjalë është njoftuar policia që ka shoqëruar në komisariat prindërit e fëmijëve.(TemA)