Ikja e Haki Çakos nga posti i kryepolicit të Shqipërisë solli edhe detyrimin për ta zëvendësuar brenda një kohe të shkurtër, pasi komandimi i vartësit të tij, Rebani Jaupi, nuk mund të zgjaste më tepër.
Referuar legjistacionit shqiptar, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit emërohet nga kryeministri, si kompetencë eksluzive e tij, ndaj oficerët e karrierës nisën garën për të zënë vendin e Çakos.
Gjithnjë, sipas ligjit, kryepolici, zëvendësit dhe drejtorët kryesorë, pra 5 pozicione drejtuese, duhet të kenë gradën “Drejtues i Parë”, ndaj këto ditë po zhvillohet një konkurs te Akademia e Rendit, pikërisht për këtë gradë.
Fillimisht, aty u paraqitën 33 kandidatura dhe 4 prej tyre u skualifikuan, ndaj morën pjesë 28 oficerë. Nga këta, vetëm 5 i kaluan të dyja fazat, pra konkursin me shkrim dhe me gojë.
Të pestë morën më shumë se 70 pikë, që ishte edhe kufiri i lejuar, ndërsa pikët maksimale ishin 100.
Pyetjet ishin përgjithësisht nga menaxhimi dhe testi u korrigjua me skantron, një aparaturë që përzgjedh përgjigjet fituese.
Aplikimi nisi më 11 janar dhe për 5 ditë oficerët plotësuan dokumentacionin për konkursin e 24 janarit. Deri këtu gjithçka duket normale, por ç’ fshihet pas kësaj korace ligjore?
Burime tepër të sigurta pranë Policisë së Shtetit thanë për TemA TV se atmosfera te Akademia e Sigurisë, ku u zhvillua konkursi, është e rënduar, pasi janë mësuar disa dilema që po i rendisim si më poshtë.
Fakti i parë dhe më i rëndësishmi, ka të bëjë me Artan Shkëmbin, njërin prej 5 fituesve.
Ai është me detyrë drejtor në një prej sektorëve të Akademisë dhe aksesi që ka tek pyetjet një zyrtar i lartë i akademisë, është tepër i lartë.
Dilema tjetër i përket një tjetër fituesi, Kastriot Skënderit, i cili ka qenë kryekufitar i Vlorës në vitet 2014, 2015, në kohën kur Habilajt dhe Balili ishin në kulmin e trafikut të narkotikëve.
Kryepolici aktual i Vlorës, Gentian Shehaj dhe drejtori i Policisë së Lezhës, Bledar Çeliku, janë fituesit e radhës, ashtu si Ardi Veliu, që drejton Policinë e Tiranës, është fituesi i pestë.
Emri i këtij të fundit përflitej këtë të enjte në Akademi si personi i mundshëm që mund të drejtojë Policinë e Shtetit.
Por befasia vjen tani, pasi në kohën kur të gjithë janë përqëndruar tek këta emra që konkurojnë për gradën “Drejtues i Parë”, është pikërisht një femër, Aida Hajnaj, drejtoresha aktuale e kufirit, ajo që mban gradën “Drejtues i Lartë”.
Pra, ka pozita më të forta se 5 konkurruesit dhe emri i drejtorit të policisë i propozohet kryeministrit nga ministri i Brendshëm dhe nga ana tjetër është fakt që Fatmir Xhafa ka bashkëpunim të ngushtë me Hajnajn.(TemA TV)
O Mero sa kam qesh, rrofsh!
Meqe testi baze eshte kercim se larti me “shkop”, pas Ministreve te Drejtesise, Shendetesise dhe Mbrojtjes, duhet edhe ne Kryepolice.
Mire keto cupat, se iu vjen natyrshem, po ministrat si ia bejne valle kur kercejne?!
Po shume bukur deri ne momentin e konkursit.
Ku eshte kulisa dhe prapaskena ketu?
Apo te gjithe duan te behen drejtora dhe qenka hall i madh se ne gare jane 5 apo 6 drejtues dhe fituesi qenka shume i veshtire per tu parashikuar.
Del gjeja tjeter ne skene:
Hajnaj meqenese paska bashkepunim te mire me Xhafajn eshte me afer zgjedhjes si drejtoreshe.
Lereni procesin te rjedhe dhe do e merni vesh se kush do zgjidhet. Keshtu si po behet,gara vetem paragjykohet.
Drejtoret e deritanishem te Policise nuk Jane dalluar per aftesi profesionale po per allishverishe. Ka njerez te mire ne polici po ata shmangen. Kam njohur nje oficer policie nga Lezha per te cilin flitej mire. Hil Lushaku quhej, lexonte e shkruante libra dhe ishte ndryshe nga te tjeret. Sidoqofte, opsioni nje femre nuk eshte keq, nqse s’ka qene perfshire ne marifetet e policise se deritanishme. Kur e beri Haki Cako s’ka rob ne ate ministri qe s’e ben.