Policia ka arrestuar në flagrancë një 36 vjeçar nga Shkodra pasi iu gjetën në banesë 15 kallëpe tritol dhe 15 m fitil zjarrpërcjellës.
Njoftimi i plotë i policisë:
Më datë 25.01.2018, nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D.V.P Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi:
Niko K, 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër,
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal. (TemA)