Dëshmitari kyç i dosjes “CEZ”: Prokuroria të thërrasë direkt Saliun, të mos merret me derdimenin e tij Shkëlzen

27 Janar 2018, 09:59Kronika TEMA

Dëshmitari kyç për aferën me CEZ, Romeo Kara, shkruan pas intervistës së mbrëmshme të Sali Berishës, që tha se Shkëlzeni nuk është “peshk i madh”, se Prokuroria duhet të marrë në pyetje Sali Berishën para Shkëlzenit.

Eshte pikerisht Saliu, pergjegjesi kryesor per baterdine e CEZ-it dhe jo i biri derdimen i te atit.

Ai privatizim i turpshem dhe kriminal, eshte ideuar dhe realizuar, direkt nga ai, ne menyre ligjore dhe jo ligjore.

Ai privatizim eshte kryer direkt nga qeveria e tij dhe administruar dhe kontrolluar nga vendimet e asaj qeverie.

Saliu ka lejuar te shkelen hapur, jo vetem ligjet, por edhe vendimet qe ka nxjerre edhe vete ai me qeverine e tij.

Mjafton te kujtojme rastin e ndryshimit te nivelit te borxhit te keq nga 4% ne 14%, edhe pse ky nivel ishte vendosur me vendim te qeverise se tij.

Ky nivel ne realitet u rri ne rreth 20%, duke bere qe humbjet ne nje vit, per Shtetin Shqiptar te mos ishin me pak se 200 milione USD.

Prokuroria duhet te therrase direkt Saliun dhe te mos i bjere verdalle me derdimenin e tij turistik.

Prokuroria nuk duhet t’a shfryje kete çeshtje duke u marre me bishtin, por te gjeje kurajo e te merret me thelbin e saj.

Te gjitha provat jane aty, por duhet kurajo per te zbatuar ligjin dhe vendosur drejtesine.

Karshilliku i forces se krimit perballe drejtesise duhet te marre fund”, shprehet ai.(TemA)

2 komente në “Dëshmitari kyç i dosjes “CEZ”: Prokuroria të thërrasë direkt Saliun, të mos merret me derdimenin e tij Shkëlzen”

  1. Cosmo says:

    KJO ESHTE E VERTETA , PROKURORIA DUHET TA FILLOJE NGA KOKA , JO NGA BISHTI .

  2. vaso says:

    Ky eshte deshmitar,apo prokuror,qe tregon c’duhet te beje drejtesia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje