Kukësi me më të mirët ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë

30 Janar 2018, 13:03Sport TEMA

Aventura e trajnerit Peter Pakult në Shqipëri ka nisur në mënyrën më të mirë. Kukësi i tij fitoi bindshëm në Shkodër, 1-3, por ç’është më e rëndësishme, skuadra tani është ndryshe edhe në nivelin e lojës.

Nesër kampionët e Superiores luajnë me Tiranën në Kupën e Shqipërisë dhe synimi është hedhja e një hapi të sigurt drejt gjysmëfinaleve.

Kundërshtari nuk nënvlerësohet nga fakti që luan në Kategorinë e Parë. Trajneri austriak nuk toleron aspak dhe në ndeshjen e nesërme pritet të luajë me më të mirët.

Sot mbyllen përgatitjet për këtë ndeshje dhe në stadiumin “Selman Stërmasi” pritet të shihet një Kukës po aq agresiv sa në kampionat.

Kupa është vlerësuar këtë sezon dhe do të bëhen të gjithë përpjekjet për ta fituar. Kampionët janë në një formë të shkëlqyer dhe duan të shfrytëzojnë momentin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje