Drejtori i përgjithshëm i klubit të Partizanit, Olsi Rama, ka folur në lidhje me humbjen e pësuar në ndeshjen e parë të këtij viti kundër Flamurtarit.
Rama tha se ekipi zhvilloi një 90 minutësh mjaft të mirë duke zbatuar detyra e trajnerit, por u ndëshkuan në fund nga një penallti
“Kemi pësuar një humbje në Vlorë si rezultat i një 11 metërshi të akorduar në minutën e fundit të kohës shtesë. Mendoj se në përballjen e luajtur ndaj Flamurtarit ekipi ka zbatuar mjaft mirë detyrat taktike të dhëna nga trajneri. Në këtë fazë ku jemi për ne është mjaft e rëndësishme që skuadra të bëjë paraqitje të tilla, për më tëpër që ndaj Flamurtarit nuk kishim në dispozicion disa prej lojtarëve të afruar gjatë merkatos së janarit”
Në vijim Rama i’u përgjigj pyetjeve për merkaton e Partizanit, çështjen e Filit, si dhe zërat për një largim të trajnerit Sulejman Starova.
A mund të konsiderohet e përfunduar merkato e Partizanit?
O.Rama: Po mund ta konsideroj të përfunduar, jemi mjaft të kënaqur me elementët që kemi afruar në ekip . Kemi rritur cilësitë teknike e zike të skuadrës dhe mendoj se kemi goditur aty ku ishte e nevojshme përforcimi i skuadrës.
Komenti juaj në lidhje më çështjen Fili?
O.Rama: Eshtë pozitive kur në ekip ka konkurencë , Fili është lojtar i Partizanit. Ne prej disa kohësh kemi diskutuar edhe me menaxherin e tij mbi mundësitë që lojtari të ketë për të luajtur, pasi ka nevojë që të aktivizohet , duhet të toj besimin në aftësitë e tij. Ne e kemi konsideruar pjesë të Partizanit dhe prandaj kemi sugjeruar edhe një formë huazimi , që të kishim mundësi të shikonim edhe potenticialin e lojtarit. Fili nuk është i larguar kemi akoma për të biseduar . Çështja është që tek Partizani duhet të qëndrojnë vetëm lojtarët që kanë dëshirë të japin për skuadrën maksimumin e tyre. Besoj që fanela e Partizanit është e nderuar dhe e respektuar dhe e meriton që ti kthehet në këtë mënyrë respekti. Ne kemi afruar lojtarë përgjatë merkatos , normal që një lojtar si Fili ndihet disi në trysni , por është zgjedhja teknike e trainerit se cilët lojtar do të aktivizoj në fushë.
Sot është përfolur se ndoshta Starova mund të mos jetë deri në fund të sezonit në drejtimin e skuadrës?
O.Rama: Këto lajme i lexova edhe unë në gazeta , nuk ka asgjë të vërtetë
(TemA)
Shyqyr qe jane vetem dy vellezer thuaj, se do kishim nga nje Rame ne krye te cdo institucioni. Ky Rama i II po behet gati per President te FSHF, pasi Fino te largohet para kohe per arsye shendetesore. Fino do perdoret thjesht si xhol per te larguar Duken e per ti hapur rrugen fratellos. As Enveri nuk guxoi te vinte familjare te tij ne poste te larta, po ca ti themi KM tone te dashur pervecse te lumte turra.
Shyqyr qe jane vetem dy vellezer thuaj, se do kishim nga nje Rame ne krye te cdo institucioni. Ky Rama i II po behet gati per President te FSHF, pasi Fino te largohet para kohe per arsye shendetesore. Fino do perdoret thjesht si xhol per te larguar Duken e per ti hapur rrugen fratellos. As Enveri nuk guxoi te vinte familjare te tij ne poste te larta, po ca ti themi KM tone te dashur pervecse te lumte turra…