Fili jashtë planeve të Partizanit, sulmuesi konfrontohet me Starovën

29 Janar 2018, 12:02Sport TEMA

Situatë e nderë te Partizanit pa humbjes me Flamurtarin në ndeshjen e parë të 2018-ës.

Klubi i kuq ka larguar Realdo Filin, që i shtohet listës së gjatë të futbollistëve që mbetën jashtë planeve të drejtuesve gjatë merkatos së dimrit.

Në përfundim të seancës stërvitore të së dielës, drejtori sportiv i Partizanit, Preiti, ka patur një komunikim kokë më kokë me futbollistin, për t’i transmetuar se nuk ishte në planet e klubit, çka ka sjellë reagimin e menjëhershëm të 21-vjeçarit, i cili ka drejtuar gishtin e akuzës nga trajneri Sulejman Starova.

Në debat e sipër gjakrat janë nxehur shumë, aq sa është dashur ndërhyrja e të pranishmëve për të shmangur konfrontimin fizik.

Klubi i Partizanit ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë çështje, por është e qartë se Realdo Fili nuk do të vazhdojë më me 15-herë kampionët e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje