Bregu: Nuk rikthehem në Vlorë, ja kush ka meritën kryesore në sukseset e Luftëtarit

28 Janar 2018, 18:29Sport TEMA

Dejvi Bregu është ndër lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Luftëtarit. Vlonjati ka folur në një intervistë për “Supersport” mbi sukseset që gjirokastritët po korrin kohët e fundit, si dhe për mundësinë e një rikthimi të mundshëm te Flamurtari.

Projekti i Luftëtarit?

Ky projekt i ekipit ka nisur përpara 2 vjetësh. Ne kemi bindur dhe kemi prodhuar futboll të bukur. Jemi krenar që Shqipëria po flet për ne në këto momente. Merita është e të gjithëve për sukseset e arritura. Pjesa më e madhe i takon futbollistëve, por meritë ka edhe trajneri Milinkoviç që ka qenë pjesa e jona. Megjithatë merita më e madhe është e ekipit.

Flamurtari?

Flamurtarin e kam në zemër dhe e dua shumë, por kam plane të tjera për të ardhmen time. Besoj se e kam mbyllur këtë çështje.

Skënderbeu?

Nuk duhet të flas për këtë arsye etike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje