Në kampionatin italian janë luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 22 të kampionatit italian.
Napoli ka arritur të rimarr kryesimin e kampionatit pas fitores me Bolonjën. Miqtë kaluan në avantazh me Palacion në minutën e parë të takimit, por autogoli i Mbaye dhe dopieta e Mertens, e përfunduan takimin në shifrat 3-1.
Një turpërim në ndeshjen e sotme ka marrë Fiorentina, teksa në shtëpinë e saj është mposhtur nga Verona në shifrat 1-4.
Miqtë mbajnë vendin e parafundit në renditje, teksa poshtë tyre gjendet vetëm Benevento. Por kjo nuk i ka ndaluar ata për të shkatërruar Fiorentinën.
Krotone ka marrë një barazim në shtëpi ndaj Kajlarit me rezultatin 1-1, por Ajeti ka qëndruar në pankinë gjatë gjithë takimit. Nga ana tjetër Benevento është mposhtur nga Torino me rezultatin 3-0, në një takim ku Gjimshiti dhe Memushaj e nisën si titullar.
Rezultatet e Serisë A.
Spal-Interi 1-1
Napoli-Bolonja 3-1
Torino-Benevento 3-0
Krotone-Kajlari 1-1
Fiorentina-Verona 1-4
Xhenoa-Udineze 0-1