Bushiç: Flamurtari 100% në Europë

29 Janar 2018, 11:43Sport TEMA

Sulmuesi Tomislav Bushiç është një nga titullarët më të rëndësishëm të Flamuratrit, jo më mkot ka marrë edhe shiritin e kapitenit. Ai është shënuesi më i mirë i skuadrës vlonjate dhe ka shumë besim se ky sezon do të mbyllet me sukses të plotë.

Në një lidhe idrekte me “Zona gol”, futbollisti kroat është shprehur se Flamurtari është i denjë për titullin, ndërkohë që foli edhe për fitoren me Partizanin: “Jam sulmues i parë dhe luaj për skuadrën. Kemi një grup të mirë, lojtarë të mirë. Puna ime është të shënoj. Kisha fat te penalltia. Rezultati ishte 0-0 dhe kisha shumë emocione. Minutat e fundit, polemikat ndikuan në atë moment. Hoxha është një portier shumë i fortë.

Kupa është shumë e rëndësishme. Flamurtari është gati për të luftuar me Partizanin. Luajmë për të ecur përpara në gjysmëfinale. E kapim Europën 100% në fund të sezonit.

Nuk ka shumë diferenca mes mbrojtësve kroatë dhe atyre shqiptarë, është gati njësoj. Vetëm se këtu është pak më agresiv futbolli. Në Kroaci luhet futboll më teknik, këtu ka më shumë duele, ndeshjet janë luftë për pikët”, – tha sulmuesi Bushiç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje