Partizani nis përgatitjet për ndeshjen e Kupës, afrohet sulmuesi Abdurahimi

28 Janar 2018, 20:13Sport TEMA

Skuadra e Partizanit ka vijuar sot përgatitjet në prag të takimit të parë ndaj Flamurtarit, i vlefshëm për turin çereknal të Kupës së Shqipërisë.

Seanca e sotme është zhvilluar në orën 16:30 në ambjentet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare”.

Me grupin sot është bashkuar edhe ish lojtari Shkëndijës së Tetovës Besart Abdurahimi.

Sulmuesi ka zhvilluar normalisht programin stërvitor me pjesën tjetër të ekipit.

Seanca e së hënës do të zhvillohet në orën 12:30.

Përballja e parë çereknale e Kupës Flamurtari – Partizani do të luhet ditën e mërkurë në orën 17:00, në stadiumin “Flamurtari”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje