Milani vijon me formën e mirë, fiton ndaj Lazios

28 Janar 2018, 20:06Sport TEMA

Milani e ka nisur në mënyrë spektakolare vitin 2018.

Në javën e 22-të në Serie A, të besuarit e drejtuar nga ana e Gennaro Gattusos morën pikët e plota ndaj një kundërshtari shumë të vështirë, Lazios, duke triumfuar me rezultatin e ngushtë 2-1 në “San Siro”.

Kjo ishte fitorja e tretë në Serie A në vitin 2018 në po kaq ndeshje, sinjale se Kuqezinjtë duken ekip më i ekuilibruar siç ishin në pjesën e parë e sezonit 2017/18.

Golat për shtatë herë kampionët e Evropës i shënuan Patrick Cutrone 15’ dhe  Giacomo Bonaventura në minutën e 44’, kurse për Lazion shënoi Adam Marusic 20’.

Kjo fitore e rëndit Milanin në vendin e shtatë me 34 pikë, 10 larg zonës Champions.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje