Nuk është një moment i mirë për Skënderbeun, jo vetëm për humbjen në Gjirokastër me Luftëtarin. Trajneri Ilir Daja ka probleme me grupin e lojtarëve, pasi sulmuesi Soue dhe mesfushorët Taku e Sahiti nuk i ka ta gatshëm.
Të tre këta lojtarët do të muungojnë të mërkurën me Teutën në Kupën e Shqipërisë, por Dajës i është shtuar dhimbdja e kokës, pasi edhe dy titullarë të tjerë i ka në dyshim të fortë.
Marko Radas dhe Gjergji Muzaka kanë pësuar dëmtime në ndeshjen e fundit, i pari në kofshë dhe i dyti në qafë.
Më shumë rrezikon kroati, kurse Muzaka ka shanse të bëhet gati për këtë ndeshje, ku të paktën kthehet mesfushori Bruno Dita. Korçarëve u duhet të reagojnë pas humbjes me Luftëtarin, që të shmangin krizën.