Kukësi, Shameti: Nuk është hakmarrje, Tirana është luks për Kategorinë e Parë

29 Janar 2018, 19:42Sport TEMA

Kukësi ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në kampionat, teksa ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 1-3.

Tashmë kampionët e Shqipërisë i kanë hedhur sytë nga Kupa e Shqipërisë, për ndeshjen me ekipin e Tiranës. Në një intervistë për “RTSH Sport”, mbrojtësi i Kukësit, Ylli Shameti ka shprehur vlerësim maksimal për kundërshtarin e rrradhës.

” Kemi marrë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm ndaj Vllaznisë, por ishte thjeshtë vetëm një ndeshje. Tashmë ne duhet të punojmë për të gjetur vazhdimësinë.

Ndeshja ndaj Tiranës nuk është hakmarrje, por duhet fituar për të kaluar sa më shumë ture në këtë Kupë. Ky Kukës është krijuar për të tilla arritje dhe në stërvitje duhet futbollistët duhet të japin maksimumin e tyre.

Mendoj se Tirana është një luks për Kategorinë e Parë. Fati i tyre i keq që gjenden atje, por për ne është një emër i madh në futbollin shqiptar dhe do mundohemi ta zgjidhim sa më shpejtë këtë ndeshje”, është shprehur Ylli Shameti.

1 komente në “Kukësi, Shameti: Nuk është hakmarrje, Tirana është luks për Kategorinë e Parë”

  1. Xoni says:

    Me Tironen keni per t’thy tyrit o kümmern meiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje