Kujdes: Cigarja elektronike dëmton AND-në dhe shkakton kancer

31 Janar 2018, 10:18Shëndeti TEMA

Cigarja elektronike nuk është më e shëndetshme se cigarja e mbushur me duhan.

Një studim i kryer së fundmi me minjtë zbuloi se cigarja elektronike dëmton AND-në, rrit rrezikun e prekjes nga kanceri dhe atë të sëmundjeve të zemrës.

Studiuesit e Universitetit të Nju Jorkut arritën në përfundimin se duke dëmtuar AND-në dhe duke penguar riparimin e saj, tymi i cigares elektronike nxit kancerin e mushkërive dhe atë të fshikëzës, si dhe sëmundjet e zemrës.

Megjithatë, studiuesit thonë se ky studim duhet thelluar për të patur një përgjigje përfundimtare.

Cigarja elektronike lëshon nikotinë pa djegur duhan.

Kjo nikotinë e thithur nga cigarja elektronike mund të kthehet në kimikat të rrezikshëm që dëmton AND-në.

E konsideruar deri tani si një alternativë më e shëndetshme e duhanit, cigarja elektronike përdoret nga 18 milionë njerëz në SHBA.

Studimi në fjalë ka ngritur pikëpyetjen nëse mund t’i konsiderojmë të sigurta këto lloj cigaresh.(TemA TV)

1 komente në “Kujdes: Cigarja elektronike dëmton AND-në dhe shkakton kancer”

  1. Fakti says:

    Nje burre,cifut rus 94 vjec(kur Hitleri sulmoi Rusine ishte 17 vjec) ne New York ,loz bilardo pese ore ne dite,prej ores 8am deri ora 1pm,pas cdo loje tymos jashte cigare elektronike.Thojuni shkencetrareve te vijne ta takojne ketu ne Boston road, Bronx NY.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje