2 mijë fidanë të rinj gjelbërojnë prej ditës së sotme hyrjen e Gramshit. Fidanët, kontribut i biznesit të zonës u mbollën nga ministri Klosi me të rinjtë e gjimnazit të qytetit, punonjësit e bashkisë dhe qytetarët. “2 mijë fidanë, u mbollën nga nxënësit e shkollave dhe me një mbështetje shumë të mirë të zhvilluar nga biznesi lokal që ofroi këta fidanë.
Bashkia e Gramshit është një nga Bashkitë më të forta për sa i përket pyllëzimit edhe për vetë faktin se kompania, e cila ka zhvilluar hidrocentralin e kesaj zone ka një detyrim karshi shtetit për të mbjellë plot 1.5 milion pemë, në harkun kohor të këtyre 2 viteve”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Ministri Klosi theksoi se mbjellja ë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020 është krejtësisht e mundshme pasi “bashkëpunimi mes kaq e kaq shumë të rinjve, bashkëpunimi i pushteti lokal, biznesi lokal, por edhe kompanive të cilat kanë një detyrim mbi 6 milion e 700 mijë pemë për të realizuar.”- tha Klosi i cili gjithashtu përsëriti objektivin për të mbjellë 550 mijë pemë gjatë 550 vjetorit të Skënderbeut.
Kryetarja e Bashkisë së Gramshit Luljeta Dollani ftoi gjithë qytetarët e qytetit që ajo administron për të marrë pjesë në nismën e mbjelljes së pemëve. 
“Deri pardje ishte një zonë e mbytur nga plehrat dhe mbeturinat dhe sot ne mbjellim gati 2 mijë pisha të buta që do t’i shërbejnë zonës për ta bërë një park ku qytetarët e Gramshit do të kenë mundësi të shlodhen, nismë që Bashkia e Gramshit do ta vazhdojë edhe në pjesë të tjera të qytetit”, tha Dollani.
Deputeti i zonës Anastas Angjeli mbështeti nismën e ndërmarrë nga Ministri Klosi dhe përkrahur nga Bashkia, duke theksuar faktin që kjo i shërben zhvillimit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të turizmit.
“Investimet e këtij viti në Gramsh dhe zbatimi i një sërë projektesh na forcojnë bindjen se ne po e ndryshojmë Gramshin për mirë. Rasti i sotëm është rasti i mbështetjes që Gramshi i bënë projektit për pyllëzim i cili është një projekt që po shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe me këtë nismë të sotme dhe vazhdimin e saj unë jam isigurt se kjo bukuri natyrore bashkë me mbështetjen e këtyre projekteve do ta ndryshoj Gramshin si një zonë kreative, turistike që do t’i shërbejë zhvillimit të qëndrueshëm të tij” tha deputeti Angjeli.
Fjala e plotë e ministrit Klosi
Pranuam me shumë kënaqësi ftesën e gjimnazistëve të qytetit të Gramshit dhe erdhëm në këtë aktivitet të përbashkët me prefektin, deputetin Angjeli me kryetaren e Bashkisë Luljeta, e cila ka qenë shumë e angazhuar në këtë aspekt. Ne kemi ardhur sot për të mbjellë 2 mijë fidanë, të cilët u mbollën nga nxënësit e shkollave dhe në një mbështetje shumë të mirë të zhvilluar nga biznesi lokal nga kompania Almex Ëood e cila ofroi këta 2 mijë fidanë por bashkia e Gramshit është një nga Bashkitë më të forta për sa i përket pyllëzimit edhe për vet faktin se kompania, e cila ka zhvilluar hidrocentralin e kësaj zone ka një detyrim karshi shtetit për të mbjellë plot 1.5 milionë pemë, të cilat do të mbillen në harkun kohor të këtyre 2 viteve prandaj së bashku me kryetaren e Bashkisë dhe me deputetin ne do të vazhdojmë të shikojmë që pyllëzimi të realizohet, jo vetëm në zonat e pyjeve, ku natyrisht ka shumë nevojë, por të jetë edhe pjesë e transformimit të kësaj bukurie kaq të madhe të krijuar në këtë zonë, për ta kthyer në një zonë rekreative dhe për ta pyllëzuar ashtu siç i ka hije.
Prandaj do të kërkojmë së bashku me kompanitë që të transformojmë gjithë projektin dhe të 1 milion e gjysmë pemët brenda harkut kohor të dy viteve të mbillen në zona, ku bashkia dhe komuniteti ka shumë më tepër nevojë.
Jemi besimplotë se projekti ynë do të mbjellë deri në 20 milion e 200 mijë pemë deri në vitin 2020 dhe është një projekt që është krejtësisht i mundshëm pasi bashkëpunimi mes kaq e kaq shumë të rinjve, bashkëpunimi i pushteti lokal, biznesi lokal, por edhe kompanive të cilat kanë një detyrim mbi 6 milion e 700 mijë pemë për të realizuar vetëm në dy vjet është një projekt i cili mund të ketë shumë sukses prandaj vazhdojmë t’i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë me projektin e pyllëzimit pasi është një aksion i cili ka të bëjë drejtpërdrejt me natyrën njerëzore, ka të bëjë drejtpërsëdrejti me dëshirën që ka njeriu për të rikrijuar dhe prandaj ne jemi këtu së bashku me kryetaren e bashkisë, me prefektin me deputetin Angjeli për të vazhduar këtë mekanizëm kaq të fortë, i cili na lidh me natyrën , na lidh me mjedisin edhe i jep në fund të fundit një vlerë qyteteve tona. Jemi në çdo cep të Shqipërisë që brenda harkut kohor të këtyre 2 muajve ne të mbjellim 550 mijë pemë ashtu siç e kemi shpallur tashmë ne në kuadër të aksionit të 550 vjetorit të Skënderbeut. Puna që po bën Bashkia Gramsh dhe puna që po bëjnë bashkitë e tjera të qarkut Elbasan na bën besimplotë që ky është një objekt i realizueshëm.
Mos mbillni shume se thone qe oksigjeni i paster,ai i paster fare,nuk ben per mushkrite.
Pas mbjelljes mos harroni te pastroni…se do ju veje dem aksioni i pastrimit te shqiperise qe fiilluat ne nentor.