Anxhela nuk ia del dot

2 Shkurt 2018, 22:43Sociale TEMA

Anxhela Nocka, 22 vjec, nderroi jete mbremjen e te premtes ne Spitalin e Budapestit. Studentja e vitit te katert te arkitektures, humbi betejen me leucemine akute nga e cila u prek ne menyre te befasishme ne janar te vitit 2017.

Anxhela Nocka u be e njohur nje vit me pare, kur  nje solidaritet i jashtezakonshem qytetar, pasoi ne menyre te rrufeshme thirrjen qe familjaret dhe shoket e shoqet e saj bene ne rrjetet sociale, gazeta dhe televizione, per mbledhjen e fondeve qe do te benin te mundur kurimin e saj jashte vendit.

Nisma e studenteve te arkitektures „ Beje per Anxhin“ qe perfshiu organizimin e dhjetera aktiviteteve te  bamiresise, shenoi nje rast unik qe  bashkoi mijera qytetare te thjeshte, biznese private dhe institucione shteterore, ne nje aksion te perbashket humanitar qe mundesoi qendrimin e saj 1 vjecar ne nje qender te specializuar ne Budapest te Hungarise. Bashke me deshiren e madhe per te jetuar, kjo dashuri e madhe njerezore inkurajoi studenten e re per te luftuar fort, megjithe veshtiresite e medha me te cilat do te perballej dite pas dite.  Pasi ju nenshtrua kimioterapise intensive, duke mos humbur shpresat deri ne momentet e fundit,  Anxhela Nocka nuk ja doli ti mbijetoje semundjes se rende, duke lene ne mes endrrat  dhe deshirat e saj.

Mes dhimbjes se pafund per kete humbje te madhe, familjaret e saj gjejne forca te falenderojne te gjithe ata qe besuan fort se Anxhela meritonte te jetonte, duke dhene nje  kontribut te pacmuar per ti dhene asaj shansin e fundit per jeten. Ate jete, nga e cila ajo largohet sot gjithe dinjitet, se beri gjithshka deri ne kufirin e te pamundures, kur trupi u dorezua pergjithmone, por jo shpirti i saj.

Ceremonia mortore per ti dhene Anxhela Nockes lamtumiren e fundit, do te zhvillohet ne ditet qe vijne, pasi arkmorti me trupin e saj te mberrije ne Shqiperi.

1 komente në “Anxhela nuk ia del dot”

  1. alb says:

    Te qofte dheu i letë moj vajzë arbërore ngushellime familjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje