Libri “Kadare dhe regjimi komunist” është një mision

2 Shkurt 2018, 20:51Kulturë TEMA

Nga Dr. Monika Shoshori Stafa

Ky libër, një mision. Një e vërtetë e parë mes dokumentesh, letrash shkresore dhe jo vetëm, por dhe fakteve. Mua më pëlqen t’u referohem shifrave në punën time për të arritur në përpunimin e mendimeve deri tek një analizë, e nisur nga kjo, mendoj se ky libër ia ka dalë objektivit të tij. Të paraqesë shkrimtarin në raport me diktaturën aty ku duhej, dhe si ai është vendosur. Janë të ndarë në grupe ata që e duan shkrimtarin dhe ata që hedhin baltë ndaj tij. Kjo që është botuar tashmë nuk është një e vërtetë e fshehur, është një e vërtetë e publikuar si çdo krim i cili mundohet të fshihet. Fundja sa shumë krime janë munduar të fshihen gjatë kohës së komunizmit?!!

Autori i librit, Dashnor Kaloci është një ‘murg’ arkivash. Kur punoja temat e mia mbi dokumentarët historikë në arkiv apo kur kërkoja në arkiva mbi doktoraturën time, e shihja gati për çdo ditë Dashin dhe çdo orë. Ajo që vura re më pas gjatë punës me të, mund të them se Dashi ishte i pangopur në sjelljen e të vërtetave të vogla për një ngjarje, derisa ndërtonte si në një puzzle atë të madhen. Kështu ai pati durimin, të ndërtojë këtë libër me të gjitha ngjyrat e errëta të një tiranie të pashembullt që u ndërtua në Lindjen komuniste; nga pothuaj të gjitha kategoritë, që nga intelektualët që e sulmonin Ismail Kadarenw, e deri tek dosja që iu hap nga Sigurimi i Shtetit, Policia Sekrete e shtetit shqiptar.

Me këtë libër Kaloçi, sjell ngjarjen e plotë që në shtyp ka 27 vjet që publikohet e paplotë, vetëm gjysma e saj, njëra pjesë e qëllimtë apo vetëm njëra anë e skajshme e saj. Papa Francesku në një dalje publike në Vatikan, aty nga muaji tetor, mbi fake neës, tha se; publikimi apo raportimi i shkrimeve apo i librave me artin e një misionari për të vërtetën e plotë, të bën të shenjtë. Ndaj ka dhe një ditë të të shenjtit të gazetarëve dhe shkrimtarëve, të atyre që këtë profesion e shohin si mision, është 24 janari. I shenjti që i prin këtyre njerëzve që punojnë me këtë qëllim është, Francis de Sale, që papa Piu i 11-të e shpalli të shenjtë në 1923. Gazetarët theksoi më tej Papa Francesku në fjalën e tij, ne e dimë që priren drejt arrogancës, kërcënimit dhe padurimit të zbrazët për të botuar të vërteta të paplota. Dashi është e kundërta; me mirësinë njerëzorë, durimin kalorësiak dhe urtësinë prej fëmije,

megjthëse në profesion gazetar prej 27 vjetësh, sjell një libër shumë të rëndësishëm, me peshë historike para lexuesit shqiptar, por së pari para studiuesve të letërsisë dhe jo vetëm; para historianëve që studiojnë totalitarizmin shqiptar, i cili ka qenë një model unik në pjesën lindore të kontinentit.

Përvecse është një libër që ka përmbushur një mision, atë të së vërtetës së plotë, ndër të tjera ai ka dhënë shembullin për të ecur në rrugën e gjatë e të vështirë të njohjes së të kaluarës komuniste në Shqipëri, sidomos tek brezat e rinj. Hyrjes në rrugën e përpunimit të të dhënave që na japin dokumentet dhe artefaktet që shoqërojnë këtë dosje por jo vetëm, modelin, se si ne, na duhet të shkundemi nga një e kaluar e përbashkët e errët; të gjithë sa jemi e të mos jemi më, peng i saj. Shqipëria po ecën drejt në një rrugë tjetër, atë të Shqipërisë që thërrisnin në majin e vitit 1973, kryengritësit në revoltën e burgut të Spacit; Shqipërinë që e duam si gjithë Europa.

Edhe diçka të fundit; në Bibël ka një shprehje; shumë janë të thirrurit por pak të zgjedhurit. Kadare provoi me këtë libër, se ishte i thirrur të ishte një yll në yjësinë e botës shqiptare dhe sado baltë të hidhen mbi të, sa herë afron stina e shirave, atij emri i ishte dhënë bekimi i Hyjit për të qëndruar me dinjitet në historinë e kombit shqiptar dhe shqiptarët për ta pasur si hero të fjalës mes vetes.

(Fjala e mbajtur në promovimin e librit “Kadare dhe regjimi komunist” në Universitetin Europian të Tiranës)

6 komente në “Libri “Kadare dhe regjimi komunist” është një mision”

  1. popull kot says:

    NGELET TERE JETEN DUKE LEPIR SUMEN E NJI SHKERDHATE SI KADARE
    NDRYSHONI NJIHER- SHIJE
    HEC E LEPINI NOJ SHUFER SHEQERI
    SE KA ME JU A MBUSH GOJEN ME LONG
    E ME PELQY ME SHUME

  2. Lili says:

    Inshallah nuk bene nje ligjetate te tille neper bote: kaluam tash si i zgedhur nga Bibla..Albanistan,me Albanistan: nga hulumtimet ne arkiv erdhem ne konkluzione se ai ishte i zgedhuri hyjnor…
    Jo ishte vetem i zgedhuri i Njeshit e Njeshes, me akses te plot ne arkiva e sidomos ne shkrimet e autoreve qe u vrane nga diktatura,shkrime qe u pervetsuan me retushimet alla Kadare,sepse ky eshte nje mjeshter retushime.
    Po,po…pervetsoj shkrimet e te tjereve,edhe fakti qe ato qe i kishin lexuar keto tregime kane vdekur nuk e fshin kete.

  3. keshtu ndodh says:

    Me ben pershtypje shprehja e “Bibles”: shume jane te thirrurit, por pak te zgjedhurit! Kadare qenka i thirru dhe jo i zgjedhur, por ne demokraci njerezit zgjidhen dhe nuk thirren se, sipas Kadarese ….komunistet vendosen themelimimin, koha THIRRI ne sken partine… Prandja keni marre ere shume dhe s’dihet se pse, ndoshta rrjedha e lumit ju ka perfshire dhe hajde: meqense thone keshtu ca emra eshte ashtu. Kush e thirri kete yll te botes shqiptare; ndoshta bota shqiptare nuk eshte vetem e juaja por dhe e imja apo ndonjeri si une….dhe sa here afron stina e shirave atij emri i eshte dhene bekimi i Hyjit per te qendruar me dinjitet ne historine e kombit shqiptar dhe shqiptaret per ta pasur si hero te fjales mes vetes. Po ç’jane keto superlativa groteske qe shprehen si nga nje i dejtur me raki rrushi 22 gradeshe?! Ne e njohim Kadarene si njeri, si shkrimtar dhe jo si jashtetokesor si na e paraqisni. Bile e njohim me te mirat dhe te keqiat e tij dhe s’ka nevoje per elozhe me e pa vend. Nuk eshte koha e Skenderbeut qe te shfletojme autore nga me te ndryshit per te krijuar nje sinteze te plote te heroit, eshte koha qe Kadarene e kemi pase perballe, e kemi pase prane , i kemi ndier dhe frymemarjjen dhe mendimin, por edhe veprimin ne te gjitha aspektet humanitare apo antinjerezore qe ka bere. Apo e fryni qellimisht qe nje dite te çfryje si tullumbace?!

  4. Kasandra says:

    Sekretet arkivore!
    Botimi i copëtuar dhe i personalizuar i dokumenteve arkivorë i ngjan përshkrimit të motit të një dite për të karakterizuar gjithë vitin apo, më keq, një gjysmë shekulli të gjatë. Praktikisht ky botim ka bërë të kundërtën e misionit që pretendon vetë autorja e këtij shkrimi. Ai ka paraqitur vetëm një copëz të vërtete të përzgjedhur të raportit të shkrimtarit tonë të shquar me regjimin dhe ka lënë në errësirë ata që nuk kanë mundësi ta bëjnë një botim të tillë, për të mos folur për ata që nuk janë më në jetë dhe nuk mbrohen dot. Po lidhjet e tij me segmente të veçanta të regjimit, me kolegët, popullin dhe më kryesorja me thelbin e kohës në regjimin socialist dhe me botën e jashtme etj.? Po ato dokumente që mund të mos jenë fare në arkivën tonë? Çfarë konkluzionesh mund të nxjerrë një studues pa pasur gjithë dokumentacionin e plotë për veprimtarinë dhe lidhjet e ndërsjella të kësaj figure me të tjerë? Pra, copëtimi i dokumenteve në këtë formë pengon gjetjen e të vërtetës së pretenduar, rrit mundësinë e interpretimit subjektiv të tyre në favor ose në dëm të figurës që vlerësohet dhe të regjimit, pengon perceptimin e plotë të situatave në zhvillim, shpërndanë vëmendjen nga studimi i faktorëve primarë të zhvillimit të vendit apo të sabotimit të tij. Enigma e degradimit të sistemit të shkuar në 15-20 vitet e fundit të tij zbulohet duke i shpalosur të gjitha të vërtetat njëkohësisht sepse ashtu flasin edhe të fshehtat midis tyre. Këtë e vërteton edhe ballafaqimi i dokumenteve dhe interpretimi i tyre në emisionin “Të Paekspozuarit” më 21 Shtator, 2017 (Lubonja kundër Kadaresë). Kasandra.

    1. Llaman says:

      Kjo dmth se te ka lene vend edhe tij per te plotesuar ate qe mungon ne kete liber. Ne nje fare menyre deshmon sa e gjere eshte figura Kadare

  5. Tralala says:

    Kohe me pare kam lexuar disa shkrime te Monikes dhe me kane lene nje shije te mire. Dhe ne kete rast i mbetem atij mendimi. Natyrisht, njerez te ndryshem kane shije te ndryshme po kush nuk lexon s’pelqen asgje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje