Një lajm i mirë për transparencën e buxhetit, Shqipëria ngjitet në renditje

2 Shkurt 2018, 19:01Ekonomia TEMA

Ndërsa përparimi drejt transparencës globale të buxhetit ngec për herë të parë në një dekadë, Shqipëria renditet ndër ato shtete që janë përmirësuar. Ndërkohë që evidentohet një rënie e besimit të publikut tek qeveria dhe rritja e pabarazisë në mbarë botën, një raport i madh global i pavarur gjen se qeveria shqiptare ka rritur sasinë e informacionit të buxhetit që i vë në dispozicion publikut, por në nivel global nxjerr ne pah se sistemet në tërësinë e përgjithshme e vendeve për sigurimin e llogaridhënies mbi buxhetin në janë të mangëta.

Shumë qeveri në mbarë botën po prodhojnë më pak informacion të disponueshëm në lidhje me mënyrën se si ato mbledhin dhe shpenzojnë paratë publike, por Shqipëria është ndër ato vende që rritën transparencën rreth buxhetit të tyre gjatë dy viteve të fundit, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Hapur 2017 (OBS) , i kryer nga Partneriteti Ndërkombëtar i Buxhtit (IBP).

Pas 10 viteve që dëshmojnë progres të qëndrueshëm në rritjen e disponueshmërisë së informacionit mbi buxhetin, IBP thotë se OBS 2017 tregoi një rënie modeste në rezultatet mesatare të transparencës së buxhetit në rang botëror, nga 45 në 2015 në 43 në vitin 2017 për 102 vende që u anketuan në të dy raundet ( rezultatet janë nga një total i mundshëm prej 100). Kjo është në kontrast të fortë me rritjen mesatare prej afërsisht dy pikësh të vrojtuara midis vendeve të krahasueshme në çdo raund të OBS midis viteve 2008 dhe 2015. Përmbysja e progresit të transparencës është veçanërisht dekurajues duke qenë se rreth tre të katërtat e vendeve të vlerësuara nuk publikojnë mjaftueshëm informacion buxhetor (një rezultat prej 61 ose më i lartë).

Warren Krafchik, drejtor ekzekutiv i IBP, shprehet se: “Rënia e transparencës buxhetore është shqetësuese për sfondin global të rritjes së pabarazisë, kufizimeve në mediat dhe lirinë qytetare dhe dobësimin e besimit midis qytetarëve dhe qeverive të tyre”.

Filluar në vitin 2006, OBS është vlerësimi i vetëm botëror i pavarur dhe krahasues i tre shtyllave të llogaridhënies publike të buxhetit: transparenca, mbikëqyrja dhe pjesëmarrja e publikut. Raundi i gjashtë i këtij vlerësimi dyvjeçar, kërkimi i vitit 2017 vlerësoi 115 vende në gjashtë kontinente, duke shtuar 13 vende të reja në studim që nga raundi i fundit në 2015.

Shqipëria ka qenë pjesë e OBS që nga viti 2006 dhe sondazhi i vitit 2017 konstaton se është përmirësuar për sa i përket renditjes së tij në Indeksin e Buxhetit të Hapur, ose OBI, i cili përdor kritere të njohura ndërkombëtarisht për t’i dhënë secilit vend një rezultat të transparencës në një shkallë prej 100 pikësh .

Rezultati i OBI-së në Shqipëri u rrit nga 38 në vitin 2015 në 50 në vitin 2017, duke e bërë më të lehtë për qytetarët të marrin informacion për atë që po bëhet me paratë publike dhe për të mbajtur qeverinë më përgjegjëse.

“Shqipëria ka përmirësuar transparencën duke publikuar në internet dy dokumente kryesore siç janë Raporti në fund të Vitit dhe Buxheti i Qytetarit. Po ashtu, ajo ka rritur informacionin e dhënë në raportin e auditimit (KLSH) dhe në deklaratën para-buxhetore (kuadri makroekonomik dhe fiskal), “tha Sulo Hadëri, i cili kreu kërkimin për Shqipërinë. “Megjithatë, ka ende vend për përmirësim duke bërë më të plotë Projektbuxhetin, si dhe duke rritur informacionin mbi Raportin në fund të vitit.”

Në përgjithësi, rënia në transparencën e buxhetit ishte më dramatike në Afrikën sub-Sahariane, ku rezultatet mesatare të transparencës së buxhetit ranë me 11 pikë nga 2015 në 2017. Rajonet e tjera përjetuan rritje të vogla ose rënie të vogla në rezultatet e tyre, me përjashtim të Azisë, ku rezultati mesatar u rrit më shumë. Një numër vendesh kanë përjetuar rritje të konsiderueshme në transparencë që nga momenti që janë përfshirë në anketë, duke përfshirë Gjeorgjinë, Jordanin, Meksikën dhe Senegalin.

OBS 2017 gjithashtu zbuloi se shumica e vendeve dështojnë të ofrojnë mundësi të dobishme për publikun që të marrin pjesë në procesin e buxhetit – si për tu informuar mbi vendimet se si qeveria rrit dhe alokon fonde ashtu dhe për të mbajtur qeverinë përgjegjëse për zbatimin e këtyre vendimeve. Asnjë vend i vetëm nga 115 të anketuar, nuk ka ofruar mundësi pjesëmarrje që të jenë konsideruar të përshtatshme (një rezultat prej 61 ose më i lartë). Nota mesatare globale është vetëm 12 nga 100, me 111 vende që kanë rezultate të dobëta (më të ulët se 41). Shqipëria shënoi 2, mbi mundësitë që qeveria ofron për pjesëmarrjen e publikut në proceset buxhetore. Pa mundësi për pjesëmarrje aktive të qytetarëve – veçanërisht qytetarëve nga grupet e margjinalizuara ose të cenuara – sistemet buxhetore mund të shërbejnë vetëm për interesat e elitave të fuqishme.

Përveç vlerësimit të transparencës dhe pjesëmarrjes, OBS gjithashtu vlerësoi rolin e institucioneve formale të mbikëqyrjes, siç janë institucionet e supreme të auditimit (KLSH) dhe legjislatura. Anketa zbuloi se vetëm legjislativi i 32 vendeve (28 përqind) kanë praktika adekuate mbikëqyrëse, 47 vende (41 përqind) kanë praktika të kufizuara mbikëqyrëse dhe 36 vende (31 përqind) kanë praktika të dobëta mbikëqyrëse. Në krahasim, OBS konstaton se në 75 nga 115 shtete (65 përqind) ekzistojnë kushtet themelore për SAI (KLSH) për të siguruar mbikëqyrje adekuate. Institucionet mbikëqyrëse të financuara mirë dhe të pavarura janë kritike për planifikimin dhe zbatimin më të mirë të buxhetit.

Sa i përket forcës së institucioneve formale të mbikëqyrjes në Shqipëri, rezultati për legjislativin ishte 67 dhe rezultati për KLSH ishte 72.

Ndërsa Shqipëria ka ndërmarrë hapa për tu përmirësuar, ky progres duhet të vazhdojë. “Qeveria ka bërë shumë për të hedhur themelet për një buxhet të vërtetë të hapur,” tha Sulo Haderi. “Hapat e ardhshëm drejt një sistemi të tillë duhet të përmirësohen dhe të bëjnë më gjithëpërfshirës Projektbuxhetin, dhe në të njëjtën kohë, të krijojnë mekanizma për pjesëmarrjen e publikut gjatë fazës së formulimit të buxhetit”.

Lajmi nuk është aspak i keq në këtë raund. Ka pasur disa përparime drejt buxheteve më të hapura. Ndërsa numri i dokumenteve buxhetore të disponueshme për publikun në këtë raund të anketës ka pësuar rënie në krahasim me vitin 2015, dokumentet e botuara përmbajnë pak më shumë informacion tani sesa në vitet e mëparshme. Megjithëse transparenca e përgjithshme globale ka rënë nga 2015, niveli i transparencës në vitin 2017 mbetet më i lartë nga ku ishte një dekadë më parë.

“Rezultatet e transparencës në këtë raund të anketës tregojnë se çdo qeveri, pavarësisht nga rajoni ose kultura, mund të bëhet më transparente”, tha Krafçik. “Shumica dërrmuese e vendeve në botë mund të përmirësojë shpejt transparencën duke bërë dokumentet që ato tashmë prodhojnë, të jenë në dispozicion të publikut. “.

Për raportin e plotë, duke përfshirë rekomandimet dhe resurset e tjera, të tilla si rezultatet specifike për vendin, ju lutemi vizitoni www.openbudgetsurvey.org

1 komente në “Një lajm i mirë për transparencën e buxhetit, Shqipëria ngjitet në renditje”

  1. says:

    Jemi ne krize buxhetore që prej 1985 ës.Arka ësht bosh ndaj politikanët pasurohen pasi e nesermja ësht e pa sigurt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje