Pse e sulmoi Lulzim Basha, Lubonjën?

2 Shkurt 2018, 11:47Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Shumëkush nga ata që e kanë parë të enjten në mbrëmje debatin nervëtendosur në “Studio e hapur” kanë mbetur të befasuar teksa e dëgjonin Lulzim Bashën t’a akuzonte Lubonjën si antiopozitar, si ndihmues të Edi Ramës dhe kulmi i kulmeve, si njeri që e kishte detyruar atë vetë të shkonte e të bënte një pakt me kryeministrin në 18 maj.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që në një studio televizive, lideri i PD zgjedh të hiqet si viktima e antiopozitarizmit të shpallur të shqiptarëve. Nuk është një risi që në mungesë të argumentit, ai të bërtasë se nuk mund t’i mbyllet goja pakicës. E me siguri, nuk ka për të qenë as tentativa e fundit, për të sulmuar ata që pretendojnë se dy partitë e mëdha ngjajnë si dy pika uji.

Por, pyetja që shtrohet pasi ke ndjekur atë përballje të ashpër është: si ka mundësi që mllefi breshëror i Bashës të mbërrijë deri te Lubonja? Cfarë vizioni të errësuar të realitetit duhet të kesh, sa të etiketosh kritikun më epik të Edi Ramës, njeriun që e denoncon atë prej dy dekadash, si një avoakat të kryeministrit aktual? Cfarë paaftësie për të bërë opozitë parimore dhe të ndershme të detyron t’a quash kundërshtarin mashtrues dhe marksist?

Dhe, në fund të fundit, cili ligj i logjikës e përligj akrobacinë që Basha lëshoi nga goja dje: “Unë shkova e u ula në marrëveshje me Ramën, ngaqë Lubonja ashtu si një pjesë e elitës së Tiranës nuk më përkrahu gjatë aksionit të çadrës (Gjë që nuk është e vërtetë, por që edhe po të ishte, nuk e përligj tradhëtimin e bindjeve për hir të rrethanave).

Për të kuptuar këto qëndrime, që të radhitura kështu duken si të dala nga goja e një njeriu që ka humbur sensin e realitetit, duhet të kuptojmë pak më mirë kontekstin se si u zhvillua ky debat.

Që në fillim, Lubonja, një kritik i ashpër dhe i palodhur i Rilindjes, i tha Bashës në sy se opozita e drejtuar nga ai nuk ngjall shpresë. Se vërtet qeveria është fajtore që shqiptarët po e braktisin në mënyrë masive vendin, por kjo ndodh edhe për shkak se ata nuk perceptojnë asnjë alternativë që do t’i bënte të qëndronin këtu.

Se vërtet Edi Rama po e grabit çdo pasuri të këtij vendi në bashkëpunim me oligarkët, por fatkeqësisht, ata janë të njëjtat emra që e kanë bërë këtë edhe gjatë pushtetit të PD.

Se vërtet Edi Rama i’a ka nënshtruar kryeqytetin një “terrori urban”, por edhe vetë Basha ka qenë në origjinë të gradaçielave që po ngrenë sot ndërtuesit më të pasur të Tiranës.

Ndaj këtyre kritikave, të cilat Lubonja i artikulon si flamurtari i zëshëm i një shumice të heshtur, Basha kishte dy rrugë: ose së pari reflektimin dhe si pasojë e tij, përpjekjen titanike për pastrimin e opozitës, për ribashkimin e saj dhe për rishikimin kritik të së shkuarës, ose mohimin total të këtij obsioni dhe sulmin personal të atyre që i kërkojnë misionin e pamundur të tjetërsimit të saj.

Fatkeqësisht Lulzim Basha zgjodhi këtë të dytën, sepse ai i përket asaj race politikanësh që nuk besojnë tek ardhja në pushtet pa ndihmën e oligarkëve, që ndajnë llokmat e mëdha me qeverinë, por që gjithësesi i hedhin edhe thërrime PD-së; sepe ai as që e imagjinon dot t’i kundërvihet mediave të mëdha, pronarët e të cilave edhe kur i kritikon ditën shkon e u kërkon falje në mbrëmje; sepse ai nuk e ka as në versionin e ëndrave të veta më të fshehta, mundësinë që pushtetit autarkik të Ramës, t’i vendosë një front të bashkuar, demokratik, ku nuk mbisundon hierarkia e mykur e kryetarit të partisë dhe përkundja e djepit të kryeministrit të ardhshëm.

Dhe të gjitha këto e kanë një shpjegim. Ato vijnë nga bindja e thellë e Bashës se në këtë vend, nuk ka nevojë të bësh as revolucione, as sakrifica të mëdha. Mjafton të uzurposh opozitën dhe të presësh radhën që pushteti të degradojë dhe të shkërmoqet vetë. Boll të kesh durim dhe radha për t’u bërë kryeministër do të vijë, ashtu siç i erdhi njëri pas tjetrit edhe Nanos edhe Berishës edhe Ramës.

Ndërsa Lubonja prej kohësh mbron një ide tjetër. Pasi e ka provuar disa herë, ai është i bindur se përpos rrokadës së liderëve, rrotacioni nuk është më garanci për ndryshim. Se pavarësisht se kush është në qeverisje, përsëri në Shqipëri fitojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe varfërohet shumica, se qytetarët vidhen njësoj me të njëjtat praktika privatizimesh mafioze, me të njëjtat koncesione dhe leje për grataçiela. Prandaj ai është skeptik për përmbysjet e pushteteve që vijnë pa garanci maksimale nga opozita.

Pikërisht këtë vizion ai shkoi të përballte me Bashën në “Studio e hapur”. Dhe ngaqë nuk gjeti dot një bashkëbisedues të aftë për të debatuar më këtë sfidë titaneske, ai dëgjoi paranojat e rëndomta dhe absurde, se kishte kontribuar për ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe po vazhdonte t’i shërbente atij.(Lapsi.al)

18 komente në “Pse e sulmoi Lulzim Basha, Lubonjën?”

  1. vang says:

    Po pse o BUSHATI ,NUK E DI TI SE PUSHTETIN E KA PARAJA.AJO VENDOS ,AJO VULOS.

  2. Skënder says:

    Çudi që ska komente nga komentuesit me pagesë të Veliajt, ata që e shajnë si Berishist Lubonjën e çfarë nuk i thonë për periudhën e burgut. Nuk dinë çfarë të shkruajnë dhe presin instruksione nga shefi si duket, ti biem Lubonjës që krahason timonierin me Bashën dhe thotë janë njësoj apo ta lëmë se po e shamë do duket sikur jemi pro Bashës. Më mirë të mos rrezikojnë bukën e gojës.

    1. ABC says:

      Mja derdellite kot o Skender. Te gjith e dine, si i madh dhe i vogel qe Lubonja eshte nje koqe kanari. Ato qe thote Lubonja vetem Lubonja i beson dhe vetem Bushati e degjon.

  3. ILIRET says:

    U habita se si Lubonja e duroi Bashen ne fyerjet qe ai leshoi ndaj tij, deri sa disa here i tha MARKSIST dhe revolucionar komunist.
    -Basha shante, Lubonja rrinte dhe nuk ja kthente. Turp…

  4. me sa shifet keta bushati ishin nje pjelle e flliqure turke.pse sulmoje luli lubonjen,dhe jo pse lubonja sulmoje uck,qe beri kriminela,dbe gjergj kastriotin kungju hiqe.uh ta dhjefsha gojen boshe bushati.

  5. pjeter says:

    Te pakten kete here me Ljubovicin jam dakord. nuk e di se kerkon te holloje sadopak vrerin qe nzjerr nga goja, apo lehtesuar pak fiksimin parajonak qe ka per Ramen, ose thesht e mendon me te vertet. Per nje gje jam i bindur, se Ljubovici gjen dakordesi gjthandej, majtas e djathatas, edhe ne mes, po qe ne voja, qe, qeverria Rama eshte me emira qe kemi pasur ndonje here?nuk e luan topi, pse?sepse nuk ka asgje tjeter qe vjen rrotull me te mire, sepse te gjithe te tjeret jane pare, provuar , sterprovuar, dhe kane dale te deshtuar, jane te pa afte, jane te implikuar keq e me keq, jane frikacake, jane vrases, jane tradhetare. thjesht, sic thote Ljubovici, nuk ka ne menyre me absolute, alternative tjeter te na ofroje dicka, nga dikush me i mire se Rama.Kam frike se me kete sjellje te tille, te vet quajturit lider te opozites, mund ti nenshtrohen vetem vullnetit te Rames, ne qofte se nje dite do te doje ta lere pushtetin, sepse kundershtaret e tij, ne qofte se duam ti quajme keshtu per “sevap”, nuk egzistojne.PD-ja c’do dite qe kalon shkon keq e me keq, per te mos folur per lsi-ne, po shkermoqen edhe nga ana nderkombetare, te vetmen shprese qe kemi te kemi nje opozite te vertet, eshte qe ky veting te kuroje kangrenen qe na ka mberthyer ne menyre sa me te shpejte, qe strumbullari i pd-se Sali efendiu, te merret me tjeter gje, qe Basha te kerkoje te zgjedji problemet me drejtesine , dhe gjithe mafiozet qe Saliu ka rrethe rrotull te largohen nje here e mire nga PD-ja, DHE DO TE DALIN NJERES SERIOZE ME NJE DINJITET, DHE TE PACENUAR MORALISHT, TE RI NDERTOJNE ATE PD, QE GJITH SHQIPTARET SHPRESUAN TE ISHTE. NE QOFTE SE NUK NDRYSHON GJE, DUA SDUA, KAM PER TE VOTUAR VETEM EDI RAMEN, SEPSE ESHTE E KEQJA ME E VOGEL ,DERI SA TE DALI DIKUSH TJETER ME I MIRE PREJ TIJ.

    1. FLORENC IDRUSHI says:

      o pjeter mustamuti si rama si basha si tere PS dhe Pd jane keqja me e madhe e ketij populli te tere jane esat toptan por ate e vrane te pakten kete se vret njeri keta duhen vrare te tere qe te shpetoj ky popull

  6. LSI says:

    Dakort me ty Pjeter. Me sakte nuk behet.

  7. Berti says:

    Lubonja eshte mesuar me Ramen qe e shan e ofendon si ti doje qejfi por mbreme ra ne usta i cili e degjeneroi fare.Luli do te ishte fantastike qe ne fund ti kishe futur edhe nje shpulle atij Lubonjes….

    1. Spartaku says:

      Berti! Avash se e ke mare me shume te perpjekur.Basha u gufos mbrem nga Lubonja,se i tha ca te verteta qe nuk ja kishte thene njeri.Te gjithe e kane ledhatuar Bashen,por mbrem me Lubonjen ra ne usta te mire.Per kete rast,bravo i qofte Lubonjes.

  8. ne syte e bushatit shifet se eshte depresiv, dhe nga vuajtjet e tij qe nuk arrin te bebet nje antar partie,mundet te koje ne agresivite.ky psikopat mirret vetem me pordhet e bashes dhe lubonjes.po cila eshte importenca se qka thote lubonja,por qka flasin provat e qeveris……

  9. opinion. says:

    lubonja dhe ju bushati per shqiptaret keni ixebtitet te pa certifikuar ,etni x.por nga kritikat qe beni ne heroj e popullin shqiptar ,linde dyshimi se jeni dy i individ te klunuar..

  10. GANIU says:

    GANIU
    Eshte vertet nje gje e pabesueshme. Sulimit nevrastenik te Bashes ndaj LubonjeS ky I fundit I “pergjigjej” duke pire uje CDO MINUTE UJE dhe me qetesi DURONTE “DAJAKUN”. Kane nje parim opozitaret. Nuk te lene as te besh pyetje dhe thone “po pse ben zhurmuesin? Me lere te mbaroj mendimin. Dhe ky mendim pasohet me nje tjeter dhe keshtu shikuesi ne TV habitet me moderatorin qe nuk mban rregull e minutazhin. Degjojeni Bashen edhe here te tjera, degjojeni recituesin e shkelqyer Alibeajn: Pergjigjen akoma pa mere pyetjen. Vene kaseten ne goje dhe ajde t’i mbash pastaj. Te pakten te mesojne nga Berisha I cili di te degjoje deri ne fund pyetjet dhe te mos I ofendoje gazetaret..

  11. lubonja dhe bushati jane juriste,apo ushqehen ne kazanin rama.ta kritikojm nje mini problem,dhe ti mbyllim syte para kamionave droge,qka d m.th.kjo.vive la trafik e korrupcioni.sa te mjer jane disa,por efhe me te shemtuar jane ata qe besojn.

    1. Xha Braho says:

      Ti juristi i sumes nga Bruxel nuk je as me pak as me shume por nga ato monstra qe Salehu i Qoftelargut i pajisi me pasporta diplomatike ne 1997 dhe ata mbrriten ne Brussell me tuta sporti dhe pasaporta diplomatike ndonese nuk dinin jo gjuhe te huaj por edhe per shqipen e tyre te cale e plot gabime kerkonin perkthyes. Ju jeni Mergata e Qyqeve qe i shpetuat drejtesise dhe zhgarravisni ndonje rresht neper blogje. Shihni gabimet ortografike dhe gjuhen e varfer te ketij “shpellari-jurist”

  12. K9 says:

    Lulzim Basha e sulmoi Lubonjën, thjesht se e ka në dorë.
    A mos dëgjoi njeri që Lubonja ta akuzonte Bashën si një politikan të korrutuar, kur ky hiqej si puritan?!
    Rruga e kombit, shitja e detit, 21 janari, vjedhja e votave dhe dështimi mizerabël si kryebashkiak?!
    Lubonja nuk akuzonte Bashën si oligark, që së bashku me vjehrrin dhe kunatin kishin monopolizuar lejet e bashkisë së Tiranës, tokat e bregdetit apo zbatuar sektorët strategjikë të ekonomIsë, por spërdridhej duke akuzuar sipërmarrës dhe jo politikanë apo familjarë politikanësh, si oligarkë edhe shembullin më ulëritës e kishte përpara? Miliarder pa asnjë aktivitet të deklaruar apo pasuri të trashëguar.
    A e dëgjoi njeri Lubonjën që të akuzonte Bashën, padronit e tij dhe PDnë si përgjegjësit kryesorë të një prej drejtësise më mafjoze të kontinentit, ku u desh impenjimi dhe shantazhi i gjithë fuqive të mëdha, për ta shkulur dhe akoma nuk ja kanë arritur?! Apo harrojmë se sulmet e Lubonjës ndaj reformës në drejtësi, amerikanëve dhe europianëve ishin të njëjta me ato të Berishës dhe birit të tij idiot.
    Një frikacak si Lulzim Basha, një kukull teveqele si Lulzim Basha, ishte trim dhe arrogant përballë Lubonjës, thjesh se ky i fundit është peng dhe nuk ka bole, deri sa dhe torrollakut të sodomizuar të Saliut, i dukej vetja luan. Kur do të duket vetja me doemos i pavarur, i papërlyer dhe bën qëllimisht pyetjet e gabuara për të manipuluar publikun, duke mos pasur kurajon të bësh kurrë pyetjet e vërteta, nuk është çudi që ta hypën publikisht edhe lepuri i sodomizuar i Salehut.

  13. Elba says:

    Basha te kete turp,ku I thote Z.Lubonja Marksist.A nuku bene shqiptaret Myslimane? Anuk u bene Shqiptaret Komuniste?Pse?Turku ndejti gjate ne Shqiperi,Por dhe Komunismi 45 vjet,jo pak.Mos vjen Basha nga ndonje Planet tjeter?Ti ,ske te drejte te perdoresh terma te tilla.Je Kryetare Opozite,apo c’fare je dreqin?Dorezoje Partine.Po behesh gazi Botes.Pdja eshte dhe jona.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje