VIDEO: Babai i tri vajzave të abuzuara seksualisht, sulmon mjekun pedofil në sallën e gjyqit

2 Shkurt 2018, 21:32Lifestyle TEMA

Babai i 3 vajzave të cilit ishte abuzuar seksualisht nga Larry Nassar, është munduar të sulmojë në sallën e gjyqit në Michigan mjekun pedofil.

Randall Margraves po qëndronte në sallë derisa po dëgjonte me vëmendje deklaratat e dëshmitarëve në gjykatën Eaton County, dhe pasi edhe vajzat e tij përfunduan me dëshminë, ai iu drejtua gjyqtarëve duke iu kërkuar nëse mund ta lejojnë të jetë në një dhomë vetëm me “djallin”.

Dhe kur iu refuzua kërkesa, ai insistoi që të paktën ta lënë një minutë me personin që kishte ngacmuar seksualisht vajzat e tij, kërkesë kjo që gjithashtu u refuzua.

Duke parë se nuk kishte zgjedhje tjetër, ai i vërsulet në sallë në prezencë të gjyqtarëve dhe dhjetëra policëve që ishin aty për t’u kujdesur që të mos ketë ndonjë problem.

Por, ishin policët që reaguan shpejt duke e përplasur për tokë dhe duke tentuar ta qetësojnë derisa po e prangosnin.

Ndërsa avokati mbrojtës i Nassar tentoi ta largojë palën e tij nga babai i nervozuar, që ishte dy herë më i madh se ish-mjeku i ekipit të gjimnasteve.

Deri më tani, më shumë se 30 viktima kanë dhënë deklarata kundër mjekut Larry Nassar. Gjatë seancës që përfundoi javën e kaluar, më shumë se 150 vajza dhe gra dolën përpara për të thënë se Nassar i keqtrajtoi ato nën maskën e trajtimit mjekësor.(TemA TV)

1 komente në “VIDEO: Babai i tri vajzave të abuzuara seksualisht, sulmon mjekun pedofil në sallën e gjyqit”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje