Majlinda, pasqyra që duhet thyer

3 Shkurt 2018, 19:55Politika TEMA

Një histeri e madhe publike, kryesisht nga pseudo-opozitarë, shpërtheu disa ditë më parë ndaj ish-ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.

Nën varjantin “gratë urrejnë më shumë gratë” dhe suksesin e tyre, ndaj Zonjës Bregu u ngrit një gënjeshtër e madhe, një mashtrim publik sikur Edi Rama po e shpërblente dhe po i jepte një post të rëndësishëm ndërkombëtar. Gënjeshtër ashtu si dhe ato të mëparshmet, kur u tha se zonja Bregu do të ishte ministre e Edi Ramës, të neveritshme si sulmet dhe akuzat e bëra kohë më parë ndaj saj nga disa figura mediatike, por dhe nga personazhe të opozitës.

Përtej pasqyrës ku shumica e femrave nuk shohin veten dhe duan ta thyejnë se ju shfaqet zonja Bregu, qëndron dhe ndonjë burrë si për shembull Lulzim Basha apo ndonjë bashkëpunëtor i tij, që në këto vite janë marrë më shumë me Majlinden sesa me opozitë. Sot PD do të ishte ndryshe, nëse do të merrej më pak me atë zonjë dhe më shumë me veten.

Shqiptarëve ju mungon opozita sepse është futur në kthetrat e Edi Ramës, PD-së i mungon Majlinda, një ish-deputete energjike, një ish-ministre me raporte të shkëlqyera të siguruara gjatë kohës si ministre e Integrimit.

Por, Majlinda është pasqyra që duhet thyer sepse vuri në lojë ndonjë gazetaruce të pamoralshme, sepse i tha disa herë Bashës në sy se po gabon, sepse lexonte dhe kuptonte politikisht më mirë se sa kryetari i opozitës, sepse nuk bëri kompromis në atë që besonte.

U sulmua dhe vazhdon të sulmohet, të gënjehet dhe abuzohet. Arsyeja duket të jetë diku tjetër ashtu si dhe në rastin e gënjeshtrës më të fundit që u tha për të.

Majlinda garon si një intelektuale dhe profesioniste nga Shqipëria në një institucion ndërkombëtar dhe aty ku po shkon zonja Bregu nuk të çon dot qeveria, por është një garë që zhvillohet në institucionet ndërkombëtare në Bruksel. Ajo po shkon vetë me CV-në dhe eksperiencën e saj, nuk e rekomandon dhe nuk e çon dot Edi Rama, për më tepër sa më shumë diversion apo mbështetje të bëjë qeveria apo PD-ja aq më shumë punë i prish.

Në këtë rast të gjitha palët duhej të ishin bashkë me Majlindën, që në atë institucion të shkonte si një shqiptare e mirë, si një zonjë intelektuale me të gjitha kapacitetet për të qënë pjesë e institucioneve ndërkombëtare. Por kjo nuk ndodhi, atë e sulmuan.

Majko ka shkuar si një kandidaturë e propozuar nga Berisha përpara disa vitesh për një post në OKB, askush nuk e sulmoi Majkon në atë kohë, ajo ishte një garë e tij, por rekomandimin ja dha Berisha.

Të gjithë do të donim të kishim një ish-ministër në një institucion ndërkombëtar, ashtu siç të gjithë duhet të duam që ish-ministrja e Integrimit të ishte në një institucion me peshë.

Majko ishte një kandidaturë e propozuar nga Berisha dhe nuk u sulmua nga askush, ndërsa pasqyrës së Majlindës po i qëllojnë me gurë për ta thyer, megjithëse po shkon e vetme duke tentuar të hedhë një hap të rëndësishëm, jo vetëm për karrierën e saj, por një hap që do bënte krenar çdo shqiptarë për peshën në një institucion prestigjoz dhe zonja Bregu do të ishte një ambasdadore e shkëlqyer për imazhin tonë.

Ndërkohë shume gazetarë, një pjesë të llumit të opozitës, për xhelozinë e Bashës dhe të familjarëve të tij ajo është pasqyra që duhet thyer.

Por në fakt ka edhe pak kohë që të ndalet histeria, shpifjet dhe lumi i mashtrimeve. Është momenti kur Shqipëria ka një garë dhe nuk e ka vetëm Majlinda. Është momenti që të gjitha palët duhet të lobojnë me çdo mjet dhe mënyrë që pozicionin që sot e mban një serb ta marrë një zonjë shqiptare. Të lobojnë fort përtej inateve, mllefeve apo xhelozive sepse është një betejë që rrit imazhin e Shqipërisë dhe vlerat e saj përballë ndërkombëtarëve, gjithmonë skeptikë ndaj nesh.

Ne kemi një kapacitet me vlera të padiskutueshme dhe atë duhet ta shfrytëzojmë si avantazh për të mirën e Shqipërisë, jo të marrim gurët dhe ti biem e ta thyejmë. Në fund po të mos zgjidhet zonja Bregu ajo thjeshtë do të humbë një garë, por Shqipëria do të humbte zërin e saj dhe përfaqësimin në një institucion të rëndësishëm ndërkombëtar. Prandaj gurët nuk thyejnë vetëm pasqyrën ku të mllefosurit shohin zonjën Bregu.

Dje denjësisht Berisha nuk e lejoi të ndodhë një gjë e tillë dhe doli në krah të Pandeli Majkos, sot kur Bregu po shkon e vetme në një garë, fatkeqësisht po ndodh e kundërta.

Ndonjë kokë e nxehtë dhe inat i tepruar ndoshta e ndihmojnë më tepër dhe i sigurojnë fitoren në një garë tepër të fortë Majlindës. Në atë moment ndoshta do të lumturohen edhe ata që nuk e duan nëpër këmbë me energjinë dhe mprehtësinë e saj. (CNA.al)

13 komente në “Majlinda, pasqyra që duhet thyer”

  1. Integrim Shishtufina says:

    Majlinda te garoje ku ti doje bytha por eshte e duhet te jete pjese e dikriminalizimit korrupsionit e hajduterise ne krye te antishtetit.Mos harrojne trutharet dhe ky autori pa ’emer’ qe ministrija e integrimit ne Shishtufine u ka kushtuar femijeve shqipetare òdo vit 200 MILION lek te REJA X 25 VJET=5 MILIARD
    A KA ME TEPER HAJDUTERI SE KJO MINISTRI!?

  2. ALPINI.
    NE SHQIPTERET E DEMOKRACISE VAZHDIMISHT KEMI HEDHUR GUR NE TJEGULLAT E SHTEPISE SONE.DHE KJO DUKET EDHE ME RASTIN E MAJLINDA BREGUT.

  3. sumqina says:

    Po cti bej superkurves me emrin dhe mbiemrin e ndyr Grigja Suma qe ju fut plakut dhe nxori Majlinden qe esht super zonje qytetare intelektuale kurse Suma vjen nga rruga e ndertusit hajdute dhe e pavler nje e cmendur qe rref burrecin.

  4. Genjeshtra says:

    A Ben a s Ben Majlinda per ate pune nuk di ta them. Secretary General I RCC edhe zevendesi jane poste politike. Mbeshteten dhe propozohen nga vendi I origjines. Rama e ka propozuar dhe po rama ka bere marrveshje me vucic per te mbeshtetur kandidaturen shqiptare. Ne tave eshte majlinda dhe nje malazez. A do ti beje nder majlindes apo do ti bej nder vetes mos me e pat ne opozite eshte per tu pare. Boll me genjeshtrat ka aplikuar individualisht se eshte qesharak vetebesimi qe po e zgjedhin se ka shpik rroten kjo teta. Shume e shemtuar situata qe e nis procesin me genjeshtra.

  5. Une jam dakort qe Majlinda te na perqafoje denjesisht ne kete gare qe do te shkoje;;;Dhe e veteme por trime ne lufte,,,Por oulli thote ;.mos e mer rembyer se del e genjyer….e kam fjalen qe….po shpetove nga Vetingu ,,jo vetem une por gjithe populli do te thote …te lumte se ke bshke-qeverisur per 20 vjet me Berishen por nuk e ke futur asnjehere gishtin ne mjalte apo mos te prish gje ceshtja TUFINA…….

  6. maja says:

    Kush esht ky autor pa emer qe po na e ben majlinden nga hajdute, beri cfar i desh qejfi ne minsstrin e integrimit…ne engjell ???
    Kjo nuk e meriton qe shteti shqiptar te coj kanditaturen e kodres mbas bregut atje…
    Ka plot shqiptar te shkolluar e te pakorruptuar qe mund te kandidojn per ate post, koha e majlindes mbaroi…
    boll hengri me 4 duar kjo e mencmja e integrimit.
    Turp nese ja japin shansin te kandidoj. KODRA MBAS BREGUT !!!!!

  7. maja says:

    Kush esht ky autor pa emer qe po na e ben majlinden nga hajdute, beri cfar i desh qejfi ne minsstrin e integrimit…ne engjell ???
    Kjo nuk e meriton qe shteti shqiptar te coj kanditaturen e kodres mbas bregut atje…
    Ka plot shqiptar te shkolluar e te pakorruptuar qe mund te kandidojn per ate post, koha e majlindes mbaroi…
    boll hengri me 4 duar kjo e mencmja e integrimit.
    Turp nese ja japin shansin te kandidoj. KODRA MBAS BREGUT !!!!!
    JU LUTEM MA BOTONI KOMENTIN!!!

  8. Arber Iliri says:

    Berishizmi ky eshte virusi me i fundit modern i injektuar ne jeten e shoqerise shqiptare, politika e para, media, pushtet te gjitha e kane me shumice infektimin.Majko taktikisht ka gabuar qe ka marre suportin e Berishes.Berisha ka 20 vite figure e djegur ne politiken nderkombetare, mjerisht te dyja anet e politikes nuk e kuptojne kete.Berisha ne politiken nderkombetare eshte i vdekur.Askush nuk e degjon dhe konsideron, por e dijne qe ka efekt ne politiken idiote shqiptare ndaj dhe nganjehere negociojne me te vdekurin evdekur ne politiken nderkombetare.Ky eshte mjerimi i mencurise se politikes shqiptare.Berisha sikur te ishte politikani me i paperlyer ne politiken shqiptare(hahah sa supozim absurd) vetem per kreditet zero ne politiken nderkombetare duhet te ishte larguar nga politika per interesa te venditE kuptoni o njerez !???

  9. Rei says:

    Kush eshte ky…Anonimi qe ka mare mundimin te na sqaroj kaq gjate se ça malli eshte ajo….Apo njè njeri qe i do te miren?? Po ik ore se e njeh gjith Shqiperia se kush eshte…

  10. Tori says:

    Shkrim pozitiv. Keshtu jemi ne, si disa komentus te ketushem qe nuk meren me thelbin e shkrimit po me figuren e Majlindes. Keta katran, ne vend te kenaqen qe nje shqiptare do jete ne nje strukture evropiane “shqetesohen” ne se e meriton dhe a e kalon ajo vettingun, se perndryshe na prish evropen. Pika qe su bie, jeni aq te keqinj sa u dhemb shpirti pse ajo te kapi ate vend. Kam pat rastin te punoje ne struktura nderkombetare dhe e di sa e rendesishme eshte qe nje vend te kete njerezit e vet atje. Uroj Majlinden ta kapi kete vend!

  11. gridare says:

    prap kjo rropsia qi omelsonte bolet e Prudentinos ,
    kerko poste me e vazhdu kurverine ,e me vjedh ala shqypnine !
    shrytezojn kazanin e mediave ,plehrat qe mbushin ato ,
    dhe i bojn rreklama plehrave .
    kjo duhet te zhduket nga Politika njiher e pergjithmon ,
    si nder me te korruptuarat .
    ben vila ,kane apartamente ,makina lluksoze ,
    veshja po e po si i thone aty firmato loooooool
    dhe te gjitha kto me paret e shqiptareve .
    akoma do te vjedh kjo bushter .

  12. Asd says:

    Kjo majlinda nuk rri dot pa nje post publik? Une si komentues nuk kam asgje kunder Majlindes, por patjeter jam kunder budallekut, mashtrimit dhe vjedhjes se fondeve publike, aq me shume kur keto karakteristika mbeshtillen nga nje lekure e vetme si ajo e Majlindes.

  13. h says:

    Nuk ekziston politikan ose gazetar shqiptar “intelektual”.
    Mos bastardoni sensin e fjalëve me zgjyrra “shqiptare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje