FOTOT: Fryhet Vjosa dhe Shkumbini, evakuohen disa familje në Vlorë dhe Fier

4 Shkurt 2018, 09:02Kronika TEMA
FOTOT: Fryhet Vjosa dhe Shkumbini, evakuohen disa familje në Vlorë dhe

Shtabi i Emergjencave në Vlorë dhe Fier ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një takim për të diskutuar mbi ndërhyrjet dhe masat e nevojshme për të përballuar situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut.

Ndërkaq, Forcat e Armatosura kanë nisur evakuimin e disa familjeve në Novoselë dhe në Ferras.

Ministria e Mbrojtjes thekson se të angazhuar në evakuimin e familjeve të prekura nga përmbytjet janë mbi 100 efektivë të Shkollës së Trupës në Bunavi, dhe efektivë të batalionit të Poshnjës në Berat. Po kështu janë vënë në dispozicion edhe 5 mjete të tonazhit të rëndë nga Komanda Mbështetëse.

Sipas Qendrës se Bashkuar Operacionale parashikohet që rreth orës 13:00 prurjet të jenë maksimale nga lumi Vjosë në Novoselë.

Ndërkohë Lumi Shkumbin ka dalë  pranë urës së Rrogozhinës dhe Çermës.

Ndërsa në Gjirokastër banorët raportojnë se Ura e Hoshtevës, në Zagori, monument kulture i kategorisë së parë, është rrëmbyer nga ujrat e lumit të Zagorisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje