Një mundësi për të kuptuar se ku i kanë fshehur paratë politikanët

2 Shkurt 2018, 19:07Kronika TEMA

Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dy vendet kryesore për sekretin financiar në botë. Tax Justice Network ka publikuar së fundmi Indeksin e Sekretit Financiar për vitin 2018, i cili përfshin 112 vende dhe në krye qëndrojnë edhe vende si Ishujt Kajman, Hong Kongu, Singapori, Luksemburgu, Gjermania, Tajvani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me sekret financiar, ky indeks konsideron nivelin e sekreti dhe përqindjen e shërbimeve financiare që u ofrohet jorezidentëve.

Zvicra mbetet në krye, një vend që bashkë me listën pasuese hyn në kategorinë e parajsave fiskale, apo që i lejon ato, ndërkohë që për SHBA-në, vlerësohet se “ka refuzuar të marrë pjesë në përpjekjet ndërkombëtare për të reduktuar sekretin financiar, ndërkohë që i jep të drejtë vetes të kërkojë informacion për qytetarët amerikanë jashtë, por refuzon të ofrojë të dhëna shteteve të huaja”.

Drejtuesi i rrjetit që ka pëgatitur indeksin, Alex Cobham, ka deklaruar se panorama globale është e qartë: “Vendet më të fuqishme dhe më të pasura janë edhe përçuesit e rreziqeve më të mëdha globale  me Zvicrën dhe SHBA si lehtësuesit kryesorë të flukseve financiare të paligjshme”.

Në kriteret e përgatitura për hartimin e indeksit janë edhe mungesa e regjistrave publikë, rregulla të dëmshme taksimi për rezidentët dhe tolerim të anonimatit për aksionerët. Në vitin 2018 synohet që të vihet në zbatim shkëmbimi automatik i informacionit e që përfshin disa vende që kanë qenë në të ashtuquajturën listë të zezë të BE-së. Duart e pista të gjithë këtij qarkullimi janë në ato vende prej nga ku buron edhe morali për transprarencë dhe qeverisje të drejtë, ndërkohë që financimet e paligjshme qa mbulohen me këto kalime financiare janë asgjë më shumë sesa thelbi i fuqisë së vërtetë të vendeve në Perëndim që zyrtarisht promovojnë të tjera vlera.

Sa për Shqipërinë dhe betejën e saj për drejtësi dhe kundër korrupsionit do të mjaftonte të shikohej renditja për të intuitizuar se ku janë paratë e politikanëve shqiptarë, ku mund të jenë ato hipotetikisht dhe nëse dikur do të vinte ndonjë goditje për ndonjërin në këtë drejtim, ajo me siguri do kërkuar në ato vende që administrojnë të dhëna kaq të ndjeshme e që janë pushteti i vërtetë.(Respublica)

Indeksi i plotë, kliko Këtu

3 komente në “Një mundësi për të kuptuar se ku i kanë fshehur paratë politikanët”

  1. says:

    Detin e kemi para formimit të Greqis

  2. Tr says:

    KUR ESHTE SEKRET SI MUND TA ZBULOSH ??? SHKONI MBAS GJURMEVE TE BASHES , DUKE UDHETUAR ME TREN NE ANGLI , ATY DO TI GJENI .

  3. qimet perpjete says:

    “PEr te intuitizuar”? O gazetar, meso shqip! Thuhet “per te marre me mend”, “per te kuptuar”. KEshtu flet me njerezit e shtepise more aman? Ne qe ju lexojme po intuitizojme se ju duhet nje fjalor i mire anglisht-shqip

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje