Policia e shtetit ka publikuar pamjet e momentit të arrestimit të 4 pesosave mes tyre dhe shtetasi grei i dyshur si autori që kreu vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar në Tiranë.
Sipas burimeve policore, operacioni ‘Engima’ u zhvillua mbrëmjen e djeshme, ndërkohë organizatori i grupit u shpall në kërkim.
Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamoflazhi, etj.
Po ashtu gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
U arrestuan
Elton Halipaj-Siguroi mjetet për vrasjen
Efitmiu Eftimius-Vrasësi, iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin
Malvin Dinellari-siguroi infrastrukturën
Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje
U shpall në kërkim
Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes
Sa shpejt. Po mire, po Artan Santon qe e vrane ne mes te Tiranes prane Kryeministrise, ja gjeten kush e vrau?
CFARE BEN SHISH- I !?
Behet fjale per nje grup terrorist nen hunden e tij !?
ARTANA SHANTO EDHE I VDEKUR U KALL DATEN.
PO TA HAPIN CESHTJEN ” SHANTO ” , RREZIK SE PERMBYSET GJITHSHKA.
ME MIRE E LENE NE HESHTJE SE HESHTJA ESHTE FLORI….!
MBI TE GJITHA SHANTO U VRA PER PARA E PAZARE E JO PER FLORI…!