Prokuroria: Ja pse kërkohet arrest me burg për ish-drejtorin e LSI dhe atë të PD

2 Shkurt 2018, 12:59Kronika TEMA

Prokuroria ka zbadhur akuzat se pse kërkohet masa “arrest me burg” për ish-drejtorin  e ARSH nga rradhët e LSI-së Dashamir Xhika, dhe ish drejtorin e PD-së Andi Toma.

Ish-drejtori i LSI-së, Dashamir Xhika u arretua mbrëmjen e djeshme për aferën 5 milionë dollarë me rrugën Elbasan-Gjinar.

Ndërkohë në adresë të tij ka akuza edhe për rrugën Tiranë-Elbasan ç’ka po shqyrtohen nga grupi hetimor.

“Rasti i Elbasanit eshte procedimi penal Nr.740, date 11.04.2016, regjistruar për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal, dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal” njofton prokuroria.

Dashamir Xhika kandidoi deputet në zgjedhjet e 25 qershorit nga radhët e LSI në qarkun e Elbasanit, i treti në listë, por nuk arriti që të hynte në Kuvend, pasi kjo forcë politike mori vetëm dy deputetë, Kryemadhin dhe Haxhinaston.

MASAT DHE AKUZAT

Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së (më parë DPRR) në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,

– I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

– Kërkohet masa e sigurimit personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2) Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së në periudhën Tetor 2013 – Shtator 2017,

– I dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

– Kërkohet masa e sigurimit personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.P.rPenale. (TemA)

7 komente në “Prokuroria: Ja pse kërkohet arrest me burg për ish-drejtorin e LSI dhe atë të PD”

  1. blerta ferra says:

    Turp Turp !!!! Te arrestohet dhe vihet ne pranga dhe Krislen Keri, vrasesi qe ka ndërhyre te Autoriteti Rrugor që ka bërë të mundur heqjen e trafikndarëses në një segment për të mundësuar hyrjen e automjeteve në një karburant të babait të tij.

  2. blerta ferraj says:

    Turp Turp !!!! Te arrestohet dhe vihet ne pranga dhe Krislen Keri, vrasesi qe ka ndërhyre te Autoriteti Rrugor që ka bërë të mundur heqjen e trafikndarëses në një segment për të mundësuar hyrjen e automjeteve në një karburant të babait të tij.

  3. Qiforti says:

    Peshq te vegjel.
    Hidhini rrjetat prap ,dhe me thelle!

  4. Qiforti says:

    Jane peshq te vegjel.
    Hidhini rrjetat prap,dhe me thelle!

  5. Qiforti says:

    Jane peshq te vegjel.
    Hidhini rrjetat prap dhe me thelle!

  6. Qiforti says:

    Hidhini rrjetat prap,dhe me thelle!

  7. ronny says:

    te nisi se mjaft kemi pritur…………dhe ato burgjer kane nevoje per keta katunaret super hajdute te parfumosur……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje