Urdhërarrest i ri për Xhikën për rrugën Tiranë-Elbasan, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë vihet në lëvizje pas kallzimit të Gjiknurit

4 Shkurt 2018, 19:14Kronika TEMA

Pas arrestimit për abuzimet në rrugën Elbasan-Gjinar, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka kërkuar sot masën ‘arrest me burg’ për ish-drejtorin e ARRSH, Dashamir Xhika.

Hetimet nga prokuroria nisën pas kallëzimit të ministrit Damian Gjiknuri për akuzime nga ARRSH në ndërtimin e autostradës.

Përpos urdhër arrestit të ri për Xhikën të lëshuar nga prokurorja Elisabeta Imeraj, sot janë arrestuar edhe dy persona të tjerë në Tiranë në lidhje me dosjen e dytë te Krimet e Rënda, njëri prej tyre është Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Kallëzimi i ministrit Gjiknuri erdhi pas një auditi të kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku sipas tij është konstatuar një dëm prej 54 milionë dollarësh ndaj shtetit mbi zbatimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Përveç, Dashamir Xhikës, Ministri Gjiknuri kallëzoi pranë Prokurorisë për Krime të Rënda edhe dy ish-Drejtorët e Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Aksel Qurduka dhe Albens Alite.

Ata akuzohen për “Shpërdorim detyre”. Sipas kallëzimit, këta persona kanë kryer veprime e mosveprime në kundërshtim me përmbushjen e detyrave të tyre funksionale gjatë ndjekjes dhe zbatimit të kontratave për ndërtimin e rrugës Tiranë – Elbasan.

3 komente në “Urdhërarrest i ri për Xhikën për rrugën Tiranë-Elbasan, Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë vihet në lëvizje pas kallzimit të Gjiknurit”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Per keta Lesh e Lite te Like floririt,te Mona cizmes,te Titi bedelit,apo Luanke Rames,nuk mjafton nje akuze penale,qe te ndeshkohen,apo te mbrohen nga padronet qe I kane shfrytezuar.Qenkan “zgjedhurve”me qiri,si ustallare tenderash,si ustallare vjedhjesh apo rryshfetesh…
    A do kete uje te shhpelaje keta hajdute?Besoj see vetmi “uje”eshte burgu dhe sekuestrimin I c’do pasurie te even ne rruge Jo ligjore..

  2. zzz says:

    ?? Para drejtësisë!

  3. ben says:

    Po pakesohen “mytyberet” e Like Floririt. Nje e nga nje, e dy e nga dy po futen neper birruca. E keqja eshte se keta jane thjesht cironka (sic thone korcaret) ose sic u thonin dikur ne artileri: “numeroret e topit”.
    Peshkaqeni apo gjenerali suprem i korrupsionit te LSI-se rri ulur ne Presidence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje