IKMT shemb me 24 kg eksploziv dy ndërtesa në Fier

4 Shkurt 2018, 13:46Kronika TEMA
IKMT shemb me 24 kg eksploziv dy ndërtesa në Fier

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur dy ndërtesa në qytetin e Fierit.

Për prishjen e këtyre dy ndërtesave IKMT ka përdorur 24 kilogram tritol.

Prishja e dy objekteve me shpërthim të kontrolluar, u bë në kuadrin e aksionit që ka ndërrmarrë IKMT në qytetin e Fierit për rehabilitimin e lumit Gjanica dhe qëndrës së qytetit.

Aksioni ka nisur që prej ditës së hënë dhe deri tani janë prishur 15 objekte dy dhe më shumë katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje