Reshje e dendura të shiut kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtrati dhe të rrëmbejnë çfarë gjejnë përpara.
Një furgon pasagjerësh është marrë nga rrjedhja e lumit Shushicë vetëm pak minuta më parë në Selenicë.
Dy persona, burrë dhe grua, që udhëtonin në furgon kanë dalë nga mjeti dhe qëndrojnë mbi çatinë e automjetit në pritje të ekipeve të emergjencës për t’u ardhur në ndihmë.
Ata ndodhen në rrezik për jetën, ndërsa bëjnë thirrje për ndihmë.
Në video dëgjohet gruaja e cila bën thirrje për ndihmë. “Lajmëroni o çuna” është thirrja e saj drejtuar banorëve të tjerë të cilët kanë mbërritur për t’u ardhur në ndihmë
Mësohet se Ministria e Mbrojtjes ka dërguar një helikopter për t’u ardhur në ndihmë pasagjerëve të cilët ndodhen në furgon të bllokuar nga lumi.