Operacioni “Forca e ligjit” në Shkodër, Xhafaj: Suksesi i dyti në pak muaj

4 Shkurt 2018, 15:36Kronika TEMA

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka përshëndetur operacionin “Forca e ligjit” në Shkodër, që goditi bazën e një grupi të kokainës.

Përmes një postimi në Twitter Xhafaj përgëzon oficerët e hetimit dhe drejtuesit e Drejtorisë Shkodër si dhe prokurorët e këtij rrethi.

“Përgëzime për përkushtimin dhe profesionalizmin drejtuesve Drejtorisë Shkodër dhe oficerëve të hetimit që u përfshinë në hetimin e këtij grupi kriminal.

Vlerësimet më të mira punës së prokurorëve Shkodër.

 Shpresojmë të tjera rezultate pozitive falë këtij bashkëpunimi shumë të mirë!

 Një tjetër sukses i Operacionit #ForcaELigjit, i dyti në pak muaj, në Shkodër.

Muaj intensivë pune hetimore dhe operacionale, me metoda bashkëkohore, nga strukturat hetimore Shkodër dhe Forcat Operacionale në qendër”, shkruan Xhafaj në Twitter. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje