Lëvizja Socialiste për Integrim ka larguar ish-ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço nga nënkomisioni ad hoc për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Ai është zëvendësur nga deputetja e LSI Silva Caka.
Largimi i Naços është bërë me kërkesë të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kërkesa është votuar nga komisioni në mbledhjen e kësaj të hëne.
Deputetja e qarkut të Beratit mori mandatin pak ditë më parë, pas heqjes së mandatit nga KQZ të deputetit të LSI Gledion Rehovicës, pasi cili rezultoi me probleme me drejtësinë italiane. (TemA)