Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u krye firmosja e kontratës së koncesionit me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”.
Në përfundim të procesit të negocimit, kontrata me kompaninë fituese të garës u firmos nga sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Gentian Keri dhe presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion” z.Rrok Gjoka.
Në përfundim të ceremonisë së firmosjes, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë z.Damian Gjiknuri deklaroi se kontrata u përmbyll pas një procedure të gjatë konkurimi dhe negocimi investiv.
“Jemi shumë të bindur që shoqëria, nga diskutimet dhe ato çka na prezantoi gjatë negociatave të kontratës i ka marrë të gjitha masat që brenda afateve të përcaktuara në kontratë, pra brenda këtij viti do të realizohet pjesa e financimit dhe fillimi i punimeve të rrugës. Është një nga veprat e rëndësishme, një lajm shumë i mirë për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha për qytetarët dibranë të cilët prej shumë vitesh e kanë pritur këtë rrugë”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Sipas tij, kemi të bëjmë me një të vështirë, një vepër të rëndësishme por që do të jetë nga pikëpamja inxhinierike, një nga veprat më të realizuara në Shqipëri.
“Është një vepër që do të kushtojë 240 milion euro dhe në këtë kontratë ne kemi parashikuar që shteti do të marrë përsipër të likujdojë kontraktorin brenda një periudhe 13 vjeçare. Kontraktori do të marrë përsipër të ndërtojë rrugën në fillim me shpenzimet e tij dhe mirëmbajtjen e kësaj rruge gjatë gjithë periudhës së koncesionit”, theksoi Gjiknuri.
Duke sqaruar se kjo është eksperienca e parë e firmosjes së një kontrate të tillë, ministri Gjiknuri sqaroi se do të vazhdoohet edhe me projektet e tjera të mëtejshme të Partneritetit Publik-Privat.
“Siç tashmë publiku është i njohur, kemi disa projekte të cilat ne gjatë këtij viti do ti tenderojmë, do ti negociojmë, do ti kontraktojmë dhe jam i bindur që viti 2019, 2020, 2021 do jetë vite të kantiereve të mëdha të ndërtimit. Unë i uroj shumë suksese kompanisë dhe jam i bindur se do kemi një projekt të suksesshëm dhe sëbashku do shkojmë tek qytetarët dibranë për tu dhënë lajmin e mirë”, nënvizoi Gjiknuri.
Ndërkaq, presidenti i “Gjoka Konstruksion” garantoi se kompania do të zbatojë me rigorizitet angazhimet e marra përsipër në këtë kontratë koncesioni.
“Falënderoj qeverinë dhe ministrin për besimin. Më në fund duket që qeveria ka filluar të besojë tek kompanitë shqiptare. Premtoj që nuk do të zhgënjej, do ta realizojmë në cilësi dhe në afat”, u shpreh Gjoka.(TemA)
Po Rrugen e Myzeqarit (Fierit) o legena qe keni marre vazhdimisht VOTA.
ti flet kot. fieri as krahasoet me ate qe ish para 5 vjetesh
e o tegel e… po bypassi i Fierit favorizon turizmin e Jugut, dhe jo Fierin.
“Premtimet e bujshme jane gjithmone te dyshimta” dhe ne i kemi provuar ne kurrizin tone keto lloj kontratash qe asnjehere nuk behen publike dhe qe bejne politikanet tane hajdute me klientet e tyre, qofshin te huaj apo vendas. Buxheti ka harxhuar deri sot dhe nuk dihet sa km apo vepra arti (ura, tunele, etj.) jane kryer dhe sa kane mbetur. Shlyerja per 13 vjet presupozon qe pagesa do te filloje qe vitin e pare. Privati nuk do te fuse doren ne xhepin e tij.
1.Kush i ka llogaritur 240 milion euro?
2.Sa jane harxhuar deri me tani?
3.Kur do perfundoje rruga?
4.Sa jane kestet vjetore qe do dalin nga buxheti (i popullit)?
5.Cila eshte firma qe ka punuar deri me tani dhe si eshte likuiduar?
Ka dhe pyetje te tjera, por besoj se kaq mjaftojne per te kuptuar “ndershmerine” e Hajduteve.
250 milione euro duhet të bënte një autostradë Shkodër – Korçë jo një rrugë gjysëm e përfunduar me një korsi vajtje ardhje që lidh Tiranën me Burrelin. Kta hajdutët e rilindjes po ja kalojnë dhe Lulushit e Berishovoçit.
o kasollle ku na mblodhe….. shume kujdes eshte treguar me shifrat. ….240000…..dhe jo 25000000 se mos na kujtohej Lul Basha dhe kjo do sillte dyshime te Rilindja e Kapter Ramutit
Te ndertosh nje rruge 240 milione Euro duhet qe kompania te ket nje vlere monetare te pakten 800 milione eurosh? kompanite e fantazma te Edi Rames (Partise Socialiste) jane vjedhje te drejtperdrejta te taksave te Shqiptarve budallenj dhe ajo rruge dote pesoj si ai 5 kilometershi I rruges se Elbasanit qe vetem vjidhet buxheti. zoti I vrafte hgajdutet dhe qelbesirat e kombit shqipta.r
Merrjani lul hajdutit ato qe vodhi dhe rrugen e beni pa xhaba…
Ju që komentoni kundër ndërtimit të “Rrugës së Arbërit” …mos hani mut!
O , shqipetar !
a nuk turproheni per fjale te ndyta e ofendime njeni tjetrit . Politika nuk ndryshone deri sa shumica e shqipetareve nuk deshiron te edukohet ne nje fome demokratike europjane. Kritika eshte e lejuar, por duhet edhe vehte kritiken ta lejojshe .
Keshtu Europa nuk na pranon ( lexoni komentaret europjane ) Prej popullit unik e demokrat politika frigohet dhe e ndryshon mentalitetin e saje.